ME FORCA TË PËRBASHKUARA DREJT SUKSESIT TË RI SPORTIV: "ACİBADEM SISTINA" PARTNER MJEKËSOR I EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT TË MAQEDONISË

ME FORCA TË PËRBASHKUARA DREJT SUKSESIT TË RI SPORTIV: "ACİBADEM SISTINA" PARTNER MJEKËSOR I EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT TË MAQEDONISË

24.09.2026

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë kanë lidhur marrëveshje sponsorizimi dhe bashkëpunimi, përmes së cilës spitali bëhet partneri zyrtar mjekësor të ekipit kombëtar të futbollit të Maqedonisë, duke ofruar kujdes dhe mbështetje të plotë mjekësore për futbollistët e ekipit kombëtar A dhe të ekipit kombëtar U21.

Me rastin e fillimit të bashkëpunimit, lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit Gjoko Zajkov, Bojan Miovski dhe Ezgjan Alioski, së bashku me trajnerin e përfaqësueses Goce Sedloski, vizituan qendrën sportive “Premium”, ku zhvilluan një takim me menaxhmentin e spitalit dhe u njohën me kapacitetet mjekësore dhe shërbimet që do të jenë në dispozicion të tyre në kuadër të partneritetit të ri.“Është nder dhe kënaqësi për ne që të fillojmë bashkëpunimin me futbollistët që përfaqësojnë vendin tonë në skenën ndërkombëtare të sportit. Si spital, jemi krenarë që do të jemi mbështetja e tyre mjekësore. Shpresojmë që të kenë sa më pak nevojë për shërbimet tona, por ekipi ynë do të jetë gjithmonë këtu për ta. Veçanërisht na gëzon fakti që, përveç ekipit kombëtar A, do të ofrojmë mbështetje mjekësore edhe për ekipin kombëtar U21”, deklaroi Dr. Mihajlo Ivanovski, specialist në traumatologji.

Në kuadër të bashkëpunimit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” do të sigurojë kujdes të vazhdueshëm mjekësor për lojtarët e ekipit kombëtar dhe anëtarët e stafit trajner gjatë përgatitjeve zyrtare dhe tubimeve përfaqësuese, si dhe mbështetje të plotë mjekësore gjatë ndeshjeve ndërkombëtare të ekipit kombëtar A. Mbështetja do të përfshijë parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e dëmtimeve sportive, me qëllim ruajtjen e shëndetit dhe përgatitjes fizike të futbollistëve.“Për ne, futbollistët, ky bashkëpunim do të thotë siguri dhe besim shtesë, sepse e dimë se për shëndetin tonë do të kujdesen profesionistë të lartë mjekësorë. Jemi të gatshëm të japim maksimumin në fushë dhe të vazhdojmë t’i gëzojmë të gjithë ata që na mbështesin”, deklaroi lojtari i ekipit kombëtar Gjoko Zajkov.Me këtë partneritet, “Acibadem Sistina” konfirmon përkushtimin e saj ndaj shëndetit të sportistëve dhe mbështetjes së sportit maqedonas, duke u mundësuar futbollistëve të përfaqësueses kujdes mjekësor të sigurt dhe në kohë në rrugëtimin drejt sukseseve të reja sportive. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.