Spitali klinik “Acibadem Sistina” mori çmimin për punëdhënës më të preferuar në kategorinë e spitaleve private që ndau Vrabotuvanje.com. Kjo ueb-faqe për kërkimin e vendeve të punës organizon manifestimin për punëdhënës më të preferuar duke shënuar 20 vjetorin e themelimit ndërsa çmime në disa kategori morën kompanitë më të preferuara gjatë vitit të kaluar.
Në emër të spitalit çmimin e kanë marrë: Elif Akan, zëvendës drejtor kryesor ekzekutiv në “Acibadem Sistina” dhe Marija Kapitanovska- drejtoreshë e burimeve njerëzore.
Përzgjedhja për çmimin është bërë në bazë të interesimit të punonjësve potencialë për vendet e hapura të punës në këto kompani, si dhe në bazë të anketave të kryera në ueb-faqen e Vrabodovanje.com për hulumtimin e mendimit publik.
“Acibadem Sistina” fiton çmimin këtë vit kur shënoi 12 vjetorin e ekzistimit. Mbas kësaj marke gjatë këtyre viteve qëndrojnë shumë arritje dhe suksese, ndërhyrje pioniere, histori të suksesshme, ekip mjekësor profesional dhe pajisje më bashkëkohore në vendin tonë dhe rajon. Për besimin në shërbimet tona flasin mbi 150.000 ndërhyrje të kryera, 1.400.000 ekzaminime dhe më shumë se një milion pacientë të kënaqur nga vendi dhe rajoni.
Në këtë spital punon një ekip nga 200 mjekë specialistë dhe më shumë se 400 infermierë, ndërsa ekspertiza e tyre është plotësuar me pajisje më bashkëkohore mjekësore ofron trajtimin më të mirë për çdo pacient.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.