Doc. Dr. Snezhana Buliq, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë, mori pjesë në Kongresin Botëror të ISUOG 2026, një nga kongreset më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar ultrazërit në obstetrikë dhe gjinekologji, i cili këtë vit u mbajt në Londër.
Në kuadër të programit të pasur shkencor, Dr. Buliq prezantoi temën:„Përtej leiomiomës tipike: një rast i rrallë i angioleiomiomës së mitrës te një paciente në moshë riprodhuese dhe trajtimi kirurgjik me ruajtjen e fertilitetit“. Prezantimi theksoi rëndësinë e diagnostikimit të saktë dhe trajtimit të individualizuar, veçanërisht në rastet kur ruajtja e potencialit riprodhues është e një rëndësie të veçantë.
Kongresi i Shoqatës Ndërkombëtare për Ultratingullin në Obstetrikë dhe Gjinekologji (ISUOG) mblodhi ekspertët kryesorë botërorë në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë, mjekësisë fetale dhe diagnostikimit me ultratinguj. Në kuadër të kongresit u prezantuan të dhënat më të fundit shkencore, metodat bashkëkohore diagnostikuese dhe qasjet inovative në monitorimin e shtatzënisë, vlerësimin e zhvillimit të fetusit, si dhe diagnostikimin dhe trajtimin e gjendjeve gjinekologjike.,,
Në fokus të kongresit ishin arritjet më të fundit në mjekësinë fetale, shtatzëninë e hershme dhe diagnostikimin prenatal, mundësitë bashkëkohore të diagnostikimit me ultratinguj dhe gjinekologjik, si dhe aplikimi i teknologjive të reja dhe inteligjencës artificiale në imazherinë mjekësore.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.