Gati pesë vjet pas operacionit në zemër, pacientja 87-vjeçare Fanija Velinovska thotë se ndihet shkëlqyeshëm dhe se çdo ditë të jetës e përjeton si një dhuratë. Për shansin e saj të dytë, ajo flet me mirënjohje të thellë për prof. dr. Aleksandar Nikoliq, specialist i kardiokirurgjisë, si dhe për ekipin e tij në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
Më 27 dhjetor 2021, prof. dr. Aleksandar Nikoliq dhe ekipi i Departamentit të Kardiokirurgjisë kryen operacionin që për Fanijen shënoi fillimin e një kapitulli të ri në jetë.
Ajo kishte vuajtur prej vitesh nga sëmundja e zemrës. Pas hospitalizimit në nëntor të vitit 2021, ishte udhëzuar për trajtim në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, ku kishte ardhur për konsultë te prof. dr. Aleksandar Nikoliq. Pas shqyrtimit të kujdesshëm të dokumentacionit të plotë mjekësor dhe vlerësimit të gjendjes së saj shëndetësore, prof. dr. Nikoliq i kishte shpjeguar se ndërhyrja kirurgjikale ishte e domosdoshme.
“Operacioni u krye më 27 dhjetor 2021 dhe më është bërë zëvendësimi i valvulës së zemrës. Falë profesionalizmit të prof. dr. Nikoliq dhe ekipit të tij, si dhe përkushtimit të personelit mjekësor të Departamentit të Kujdesit Intensiv, rikuperimi pas operacionit kaloi shumë mirë. Vitin e Ri 2022 e festova në spital, së bashku me personelin e Njësisë së Kujdesit Intensiv, ndërsa më 5 janar u ktheva në shtëpi”, thotë Fanija.
Sot, pesë vjet pas operacionit, ajo thotë se ndihet mirë. I ndjek rregullisht rekomandimet e mjekëve dhe siç tregon vetë, e jeton me gëzim të madh jetën e saj të dytë.
“Kënaqem me përditshmërinë, me çdo ditë të re dhe me bukuritë e oborrit tim në Lubanishtë, pranë Manastirit të Shën Naumit. Jam mirënjohëse që sot mund të jem këtu dhe ta shijoj jetën”, thotë pacientja 87-vjeçare.
Për të, çdo mëngjes i ri është një kujtesë për shansin e ri që ka fituar.
“Çdo ditë e re është një arsye për të qenë mirënjohëse ndaj prof. dr. Nikoliqit. Ai është një mjek i shkëlqyer dhe një njeri me zemër të madhe.”
Rrëfimi i pacientes Fanija është dëshmi se diagnostikimi në kohë, vendimi i duhur për trajtim, ekspertiza e lartë mjekësore dhe kujdesi i përkushtuar mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e pacientit.
Departamenti i Kardiokirurgjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” është ndërtuar sipas standardeve më moderne botërore. Në punën e tij, Departamenti ofron një qasje profesionale dhe të individualizuar në kujdesin ndaj pacientëve, me qëllim që t’u përgjigjet nevojave specifike të të gjitha kategorive të pacientëve Ekipi përbëhet nga specialistë ndërkombëtarë të kardiokirurgjisë me përvojë shumëvjeçare dhe udhëhiqet nga prof. dr. Aleksandar Nikoliq, një nga ekspertët e shquar në këtë fushë. Ndërhyrjet në Departamentin e Kardiokirurgjisë janë falas për personat e siguruar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.