Me guxim, këmbëngulje dhe shpirt të fortë, Vlatko Ilievski, fizioterapist, Nikola Todorovski, perfuzionist dhe Nebojsha Apostollovski, teknolog radiologjik, kanë ngjitur Araratin, majën më të lartë në Turqi, me lartësi prej 5.137 metrash. Si punonjës të “Acibadem Sistina”, jemi krenarë ta ndajmë këtë sukses të tyre.
Ngjitja e Araratit u zhvillua në etapa, me aklimatizim të kujdesshëm dhe përballim gradual të lartësisë. Etapa e fundit ishte edhe më sfiduesja, por falë përgatitjes së mirë, frymës së ekipit dhe këmbënguljes, tre alpinistët arritën me sukses majën. Si anëtarë të Klubit Alpinistik “Gazime Jako“, ata kanë ngjitur një sërë majash në Maqedoni dhe në rajon. Megjithatë, çdo majë e re sjell një sfidë të re dhe kërkon përgatitje edhe më të madhe fizike dhe psikologjike.
Pas suksesit në Ararat qëndrojnë muaj të tërë përgatitjesh të përkushtuara në “Premium“, qendrën e fitnesit të “Acibadem Sistina“, ku ata kanë punuar vazhdimisht për forcën, qëndrueshmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike.
„Për ne, mali është shumë më tepër se një aventurë. Ai është një mënyrë për të ndërtuar karakterin, disiplinën, besimin dhe këmbënguljen – vlera që na udhëheqin edhe në jetën e përditshme“, thonë ata.
Jemi krenarë për kolegët tanë, të cilët tregojnë se me përgatitje të mirë, përkushtim dhe frymë ekipore, çdo majë është e arritshme.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.