Dhurojuni këmbëve tuaja ndjesinë e lehtësisë!
Gjatë muajve të verës, temperaturat e larta shpesh shkaktojnë ndjesi të këmbëve të rënda dhe të enjtura, të shoqëruara me dhimbje, lodhje dhe parehati. Për lehtësim më të shpejtë dhe lëvizshmëri më të mirë, Spitali Klinik „Acibadem Sistina“ ka përgatitur paketa të reja trajtimesh në
Departamentin e Mjekësia Fizikale dhe Rehabilitimit.
Paketat kombinojnë dy terapi moderne dhe shumë efektive:
- Normatec – drenazh limfatik me aparat, i cili përmirëson qarkullimin venoz dhe limfatik, zvogëlon ënjtjen dhe ndjesinë e rëndesës në këmbë.
- Shockwave Therapy – terapi ekstrakorporale me valë goditëse, e cila redukton dhimbjen, stimulon rigjenerimin e indeve dhe përshpejton procesin e rikuperimit.
.png)
Kombinimi i këtyre trajtimeve ofron:
- ndjesi të këmbëve të lehta dhe të çlodhura;
- ënjtje dhe vëllim i zvogëluar;
- përmirësim të qarkullimit të gjakut dhe limfës;
- reduktim të dhimbjes dhe tensionit muskulor;
- kthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme.
.png)
Para fillimit të trajtimeve, është e nevojshme një konsultë me mjek specialist të mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit, i cili do të vlerësojë gjendjen tuaj dhe do të rekomandojë një plan individual të terapisë.
Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe shijoni verën pa ndjesinë e këmbëve të rënda.