Acibadem Sistina

U MBAJT PUNËTORIA NË GRUP PËR QËNDRIMIN ULUR NË MËNYRË TË PAVARUR TEK FOSHNJAT

29.07.2026

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u mbajt një punëtori në grup për qëndrimin e ulur në mënyrë të pavarur, e dedikuar për foshnja të moshës 5 deri në 10 muaj.

Punëtorinë e udhëhoqi Mr. Dijana Marinovska, e cila përmes ushtrimeve praktike, lojës dhe udhëzimeve profesionale u tregoi prindërve se si ta mbështesin në mënyrë të duhur dhe të sigurt zhvillimin motorik të foshnjës së tyre. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për pozicionimin e duhur, zhvillimin e stabilitetit dhe ekuilibrit, si dhe për mënyrat se si, përmes lojës së përditshme, mund të nxitet ulja e pavarur. 

Për të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar u siguruan dhurata nga Acibadem Sistina Baby dhe partnerët e saj.

Punëtoria e ardhshme në grup do të mbahet më 12 gusht dhe do t’i kushtohet përgatitjes për hapat e parë të pavarur. Ajo është e dedikuar për foshnja të moshës 10 deri në 18 muaj dhe prindërit e tyre, të cilët do të marrin udhëzime praktike se si, përmes lojës, pozicionimit të duhur dhe mbështetjes së përshtatshme, ta ndihmojnë fëmijën e tyre të përparojë në mënyrë të sigurt drejt hapave të parë të pavarur.

Numri i vendeve është i kufizuar. Rezervoni vendin tuaj me kohë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.