Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u mbajt me sukses pjesa e dytë e takimit profesional me temë “Teknika të reja në menaxhimin e plagëve”, i cili ngjalli interes të madh dhe tërhoqi një numër të madh profesionistësh shëndetësorë nga vendi dhe rajoni. Në kuadër të takimit u mbajtën ligjërata profesionale nga specialistë të fushës së kirurgjisë vaskulare, kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive, si dhe nga infermierë/e që folën për trajtimin e plagëve dhe kujdesin bashkëkohor mjekësor. Ky takim profesional përfaqëson një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave bashkëkohore në trajtimin e llojeve të ndryshme të plagëve.
Ligjëratat e tyre i mbajtën:
• Prof. Asst.Dr. Mishell Andov, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe subspecialist i kirurgjisë vaskulare në “Acibadem Sistina”, mbajti ligjëratë me temë “EVLA dhe RFA – trajtime minimalisht invazive për venat e zgjeruara”.
• Prof. Dr. Boro Xhonov, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe subspecialist i kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive në “Acibadem Sistina”, ligjëroi me temë “Rikonstruksioni i pjesës së poshtme të këmbës te defektet me etiologji të ndryshme”.
• Dr. Bisera Nikolovska, specialiste e kirurgjisë së përgjithshme dhe subspecialiste e kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive nga Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive, mbajti ligjëratë me temë “Komplikimet në kirurgjinë vaskulare: qasja e kirurgut plastik në menaxhim”.
• Aleksandar Vujoviq, teknik mjekësor, RN-MWH, teknik mjekësor specialist me certifikim LR nga Mali i Zi, mbajti ligjëratë me temë “Djegiet dhe trajtimi bashkëkohor kompresiv”.
• Andrea Kreci, infermierë, përfaqësues mjekësor e Gen Alb Farma dhe ekspert i licencuar LR MWH nga Shqipëria, mbajti ligjëratë me temë “Roli i terapisë CNP në trajtimin e plagëve diabetike dhe traumës komplekse”.
• Androniki Bibovska, infermiere e diplomuar dhe specialiste e anestezisë nga Departamenti për Edukim dhe Trajnim në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, mbajti ligjëratë me temë “Qasje bashkëkohore në parandalimin, vlerësimin, trajtimin dhe shërimin e ulçerave nga presioni”.
• Olivera Mihajllovska, infermiere nga Departamenti i Kirurgjisë Estetike, Plastike dhe Rikonstruktive në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, mbajti ligjëratë me temë “Terapia e plagëve me presion negativ – VAC”.
Përmes ligjëratave dhe diskutimeve, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me qasje të reja, teknologji dhe zgjidhje multidisiplinare që kontribuojnë në parandalim më të mirë, trajtim më efikas dhe kujdes më cilësor për pacientët. Ky aktivitet edhe një herë konfirmoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësorë nga fusha dhe vende të ndryshme.