Acibadem Sistina

NXËNËSIT E SHMMQSH “PANÇE KARAGJOZOV” NISËN PRAKTIKËN PROFESIONALE NË SPITALIN KLINIK “ACIBADEM SISTINA”

11.06.2026

Njëzet nxënës të vitit të tretë nga Shkolla e Mesme Mjekësore e Qytetit të Shkupit “Dr. Pançe Karagjozov” sot filluan praktikën e tyre profesionale në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

Bëhet fjalë për nxënës të drejtimeve infermierë-teknikë, laborantë mjekësorë dhe fizioterapistë, të cilët gjatë muajit të ardhshëm do të kenë mundësinë të njihen nga afër me proceset bashkëkohore shëndetësore dhe me punën e përditshme në spital.

Nxënësit u pritën nga personat përgjegjës dhe u njohën me organizimin e punës, repartet e spitalit, si dhe me rregullat e punës dhe të sigurisë. Mësimi praktik do të zhvillohet në disa reparte, ku nxënësit do të fitojnë njohuri dhe përvojë të re nën mentorimin e profesionistëve shëndetësorë me përvojë të gjerë.

Mësimi praktik do të zhvillohet në disa reparte, ku nxënësit do të fitojnë njohuri dhe përvojë të re nën mentorimin e profesionistëve shëndetësorë me përvojë të gjerë.

Realizimi i praktikës profesionale verore është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” dhe SHMMQSH “Pançe Karagjozov”, me qëllim që të kontribuojë në përgatitjen e kuadrove cilësore, kompetente dhe profesionalisht të afta në sektorin e shëndetësisë, përmes lidhjes së arsimit teorik me punën praktike.

Me këto aktivitete, “Acibadem Sistina” vazhdon të investojë në edukimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të ardhshëm shëndetësorë, duke u mundësuar atyre të fitojnë përvojë reale pune dhe të avancojnë shkathtësitë e tyre profesionale.

 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.