Shkupi dje ishte nikoqir i edicionit të dytë të “Croatia Osiguruvanje Business Run 5K”, manifestimit më të madh sportiv-rekreativ korporativ që mblodhi në një vend mbi 50 kompani, institucione dhe organizata nga Maqedonia. Edhe këtë vit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ishte nikoqir krenar i ngjarjes, ndërsa pika e nisjes dhe e përfundimit të garës ishte vendosur para spitalit."
“Acibadem Sistina” dhe “Premium Sport Center” u prezantuan me ekipin e tyre prej 70 pjesëmarrësish, të cilët me shumë energji dhe entuziazëm përfunduan garën, duke mbajtur me krenari ngjyrat e markave tona. Për nxehjen e pjesëmarrësve u përkujdes instruktorja e fitnesit Angella Jovanoska-Koneski nga “Premium Sport Center”.
Përveç kësaj, “Acibadem Sistina” mundësoi matje falas të nivelit të sheqerit në gjak dhe të tensionit të gjakut për të gjithë pjesëmarrësit para fillimit dhe pas përfundimit të garës. Pjesëmarrësit patën mundësinë të merrnin interpretim të rezultateve dhe këshilla të dobishme nga Dr. Nadica Bozhinovska-Dimova, specialiste e endokrinologjisë, duke theksuar edhe një herë rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të rregullt për shëndetin.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.