Spitali klinik “Acibadem Sistina“ edhe këtë vit do të jetë mikpritës i garës afariste prej 5 km, "Croatia Osiguruvanje Business Run 5K 2026“, e cila do të mbahet më 4 qershor.
Ky event, i cili nga viti në vit bashkon një numër gjithnjë e më të madh kompanish, paraqet një mundësi të shkëlqyer për promovimin e zakoneve të shëndetshme të jetesës, frymës ekipore dhe kulturës pozitive korporative. Përmes sportit, rekreacionit dhe shoqërimit, pjesëmarrësit kanë mundësi të krijojnë miqësi të reja, të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe të ndjejnë energjinë e bashkimit jashtë vendit të punës.
Pas garës do të organizohet after-run party me muzikë, ushqim, pije dhe çmime.
Presim edhe një edicion të paharrueshëm të mbushur me energji pozitive, buzëqeshje dhe entuziazëm sportiv!
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.