Dr. Kamelija Simeonova ishte pjesë e ekipit ekspert që mori pjesë në hartimin e udhëzuesit “Mjet për auditim klinik për forcimin e cilësisë së shërbimeve të shëndetit mendor tek fëmijët dhe të rinjtë”, i publikuar në prill të vitit 2026 në kuadër të iniciativave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Udhëzuesi është dedikuar për avancimin e cilësisë së shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijët dhe të rinjtë, përmes vlerësimit sistematik të proceseve të kujdesit dhe implementimit të standardeve të cilësisë të OBSH-së.
Me pjesëmarrjen e Dr. Simeonova në përgatitjen e këtij dokumenti të rëndësishëm, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” konfirmon përkushtimin e tij ndaj praktikave moderne shëndetësore dhe pjesëmarrjes aktive në avancimin e kujdesit për shëndetin mendor tek fëmijët dhe të rinjtë.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.