Me realizimin e punëtorive të fundit edukative në kopshtet “13 Noemvri” dhe “Koço Racin” në Komunën Centar, u përmbyll me sukses cikli i ligjëratave të organizuara nga ekipi mjekësor i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, kushtuar zhvillimit emocional dhe shëndetit mendor te fëmijët.
Përmes bisedave interaktive, shembujve praktikë dhe ndarjes së përvojave, Dr. Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë, Mr. Dr. Verica Malinkova-Dimovska, specialiste në psikiatri, Mr. Ajshe Islam, psikologe dhe Mr. Boljetin Zenuni, defektolog, trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me krijimin e një mjedisi të sigurt, mbështetës dhe stimulues për çdo fëmijë.
Theks i veçantë iu kushtua rolit të edukatoreve dhe kujdestareve, njerëzve që çdo ditë janë pjesë e sukseseve, emocioneve dhe mësimeve të para jetësore të fëmijëve. Me kujdesin, vëmendjen dhe përkushtimin e tyre, ato kanë ndikim të madh në ndërtimin e vetëbesimit, sigurisë dhe zhvillimit të shëndetshëm emocional te më të vegjlit.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.