Kongresi i tetë për mjekësi urgjente IMRUA 2026 u mbajt në Maribor, në periudhën nga 23 deri më 25 prill, duke bashkuar 213 pjesëmarrës nga 33 vende dhe 13 ligjërues. Ngjarja përfaqësoi një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave bashkëkohore në fushën e mjekësisë urgjente.
Përfaqësues nga ekipi ynë mjekësor ishin: Maja Atanasovska, specialiste në kujdes intensiv, e cila mori pjesë aktive me prezantimin me temë: “Trajnimi simulues si mjet për përmirësimin e përgatitjes klinike në mjekësinë urgjente”, për të cilin mori edhe certifikatë si vlerësim për rëndësinë e tij në trajnimet moderne mjekësore, si dhe infermierja Natasha Trajçevska nga angio sallat pranë Departamentit të Kardiologjisë dhe Mjekësisë Interne, e cila gjithashtu ishte pjesë e kongresit..png)
Përmes ligjëratave dhe punëtorive praktike, të fokusuara në reanimacion, trajtimin e gjendjeve kritike dhe trajnimet simulues, u theksua se edukimi i vazhdueshëm dhe ushtrimet praktike janë kyçe për një ndërhyrje shëndetësore në kohë dhe cilësore. Shkëmbimi i njohurive në skenë ndërkombëtare, në shoqëri të profesionistëve të nivelit të lartë, përfaqëson një nder të veçantë dhe një përvojë të rëndësishme.
Pjesëmarrja në ngjarje të tilla ndërkombëtare është një tregues i qartë i përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të “Acibadem Sistina” për përmirësimin profesional të stafit mjekësor, ndjekjen e trendeve më bashkëkohore dhe zbatimin e standardeve më të larta në kujdesin ndaj pacientëve.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.