RADIOTERAPIA NË MAQEDONI: ARRITJET BASHKËKOHORE DHE PERSPEKTIVAT E ARDHSHME

RADIOTERAPIA NË MAQEDONI: ARRITJET BASHKËKOHORE DHE PERSPEKTIVAT E ARDHSHME

27.04.2026

 Në organizim të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, më 22 prill u mbajt një takim profesional me temën “Radioterapia në Maqedoni – e tashmja dhe e ardhmja”. Ngjarja përfaqësoi një platformë të rëndësishme për edukim profesional dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve mjekësorë, me fokus në trendet më të reja dhe sfidat në fushën e onkologjisë.

Takimi mblodhi një numër të madh profesionistësh shëndetësorë dhe ekspertësh nga fusha e onkologjisë, radioterapisë dhe neurokirurgjisë duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mbi gjendjet aktuale dhe qasjet bashkëkohore në trajtim. Në kuadër të ngjarjes, ligjërata mbajtën mjekët nga “Acibadem Sistina”, si dhe drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Prof. Dr. Igor Stojkovski, i cili foli për zhvillimin dhe kapacitetet e radioterapisë në Maqedoni.

Nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, ligjërues ishin:

• Prof. Dr. Deva Petrova, me prezantim për SBRT dhe protokollet bashkëkohore të trajtimit

• Dr. Daniella Poposka, e cila foli për teknikat radioterapeutike në trajtimin e kancerit të gjirit

• Dr. Sllavica Kralleva, me një përmbledhje mbi trajtimin e metastazave në tru me SRS

• Doc. Dr. Milenko Kostov, i cili theksoi rolin e neurokirurgut në planifikimin e trajtimit me SRS

•  Sonja Petkovska, Mr. Sci e cila prezantoi teknikat e avancuara si Hyper Arc

Takimi ishte i akredituar nga Oda e Mjekëve, ndërsa përmes prezantimeve profesionale u theksua rëndësia e qasjes multidisiplinare dhe avancimit të vazhdueshëm të teknologjive dhe njohurive, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në trajtimin e pacientëve.

Si përfundim, pjesëmarrësit u pajtuan se këto takime profesionale kanë rol kyç në avancimin e praktikës mjekësore dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Vazhdimi i nismave të tilla do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të radioterapisë në Maqedoni dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.