INFERMIERËT – ANESTEZISTË DHE INTENSIVISTË NGA SPITALI KLINIK “ACIBADEM SISTINA” PJESË E KONGRESIT TË 3-TË TË SHMARKI-SË

INFERMIERËT – ANESTEZISTË DHE INTENSIVISTË NGA SPITALI KLINIK “ACIBADEM SISTINA” PJESË E KONGRESIT TË 3-TË TË SHMARKI-SË

24.04.2026

Nga data 17 deri më 19 prill 2026 në Shkup u mbajt Kongresi i 3-të i Shoqatës Maqedonase për Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv (SHMARKI), me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në kuadër të kongresit u prezantuan 30 ligjërata profesionale, prezantime, u mbajt një punëtori dhe një panel-diskutim profesional.

Infermierja përgjegjëse e Departamentit për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekik Intensiv në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, infermierja e diplomuar Marina Nikolloska, si dhe infermierja e diplomuar – specialiste anesteziste Androniki Bibovska, ishin pjesë e Komitetit Organizativ dhe Shkencor, ndërsa 12 infermierë dhe teknikë morën pjesë si dëgjues.

Infermierja për edukim dhe trajnime, infermierja e diplomuar – specialiste anesteziste Androniki Bibovska, prezantoi temën “Fillimet e përdorimit të inteligjencës artificiale në edukimin e infermierëve në Maqedoni – aplikacioni Coach”. Bëhet fjalë për një aplikacion që spitali e përdor për të përmirësuar njohuritë e infermierëve dhe për të avancuar proceset e punës. Aplikacioni është krijuar posaçërisht për nevojat e spitalit dhe është unik në rajon. Tema ngjalli interes të madh, pasi një pjesë e aplikacionit përdor inteligjencë artificiale dhe përfaqëson një hap pionier në edukimin e infermierëve.

Si ligjërues i ftuar në kongres u prezantua edhe Doc. Dr. Darko Sazdov, specialist i anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv, me temën “Shkrimi dhe publikimi i punimeve në praktikën infermierore”, e cila është veçanërisht aktuale dhe kërkon përgatitje dhe aftësi të përshtatshme.

Në vazhdim u organizua edhe një panel-diskutim mbi të njëjtën temë, ku Androniki Bibovska, si moderatore, kontribuoi në një debat cilësor mes mjekëve dhe infermierëve eminentë nga fusha e anesteziologjisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është një institucion ku infermierët dhe mjekët përgatisin dhe publikojnë së bashku punime profesionale, gjë që përfaqëson një tregues të përkushtimit dhe gatishmërisë së institucionit për të mundësuar zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe avancim të përgatitjes akademike të punonjësve.

 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.