Olivera Spasovska, specialiste në farmaci klinike, ishte ligjëruese e ftuar në Fakultetin e Farmacisë në Novi Sad, ku mbajti një ligjëratë profesionale para studentëve.
Tema “Roli i farmacistit spitalor në përgatitjen e sigurt dhe precize të kimioterapisë” ngjalli interes të madh dhe hapi diskutime të rëndësishme mbi rolin e farmacistit në trajtimin modern onkologjik. Ligjërata u realizua në kuadër të lëndës farmacisë onkologjike.
Farmacia onkologjike përfaqëson një degë kyçe të farmacisë që fokusohet në përgatitjen, dozimin dhe përdorimin korrekt të barnave për trajtimin e kancerit, si dhe në monitorimin e efekteve të terapisë dhe menaxhimin e efekteve anësore, me qëllim sigurimin e sigurisë dhe efikasitetit maksimal për pacientët.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.