Grupi i prillit për orët e gjimnastikës për bebe është në zhvillim, duke sjellë gëzim dhe përfitime të shumta për më të vegjlit. Përmes ushtrimeve në grup, fëmijët nxisin zhvillimin e tyre fizik, ndërsa prindërit kanë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe këshilla lidhur me rritjen dhe zhvillimin.
Orët udhëhiqen nga Dijana Marinovska, magjistre e fizioterapisë në pediatri, e cila me njohuritë dhe qasjen e saj krijon një mjedis stimulues.
Si risi këtë muaj, programi është pasuruar me një ligjëratë edukative nga Boletin Zenuni, Mr.Sci, defektolog, i cili do të flas për gabimet e shpeshta që prindërit bëjnë gjatë përdorimit të pajisjeve mobile te fëmijët e vegjël, si dhe te simptomat e hershme që tregojnë se nevojitet një mendim profesional.
Kjo iniciativë përfaqëson një kombinim të shkëlqyer të aktivitetit praktik dhe edukimit, e orientuar drejt një zhvillimi të shëndetshëm dhe të drejtë të fëmijëve.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.