Acibadem Sistina

PROF. DR. SOTIR STAVRIDIS – FITUES I MIRËNJOHJES “DR. TRIFUN PANOVSKI” PËR KONTRIBUT TË JASHTËZAKONSHËM NË MJEKËSI

08.04.2026

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Shoqata Mjekësore e Maqedonisë mbajti ceremoninë e saj tradicionale vjetore, kushtuar shënimit dhe vlerësimit të arritjeve më të larta në profesionin mjekësor.

Ndër fituesit më të shquar këtë vit është Prof. Dr. Sotir Stavridis, specialist në urologji nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, i cili u nderua me mirënjohjen prestigjioze “Dr. Trifun Panovski”.

Ky çmim jepet për kontribut të jashtëzakonshëm dhe të vazhdueshëm në zhvillimin e shkencës mjekësore, përparimin e praktikës klinike dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

“Kjo mirënjohje për mua paraqet një nder të madh, por edhe një motiv shtesë për të vazhduar me edhe më shumë përkushtim. Jam i bindur se suksesi i vërtetë në mjekësi nuk bazohet vetëm në njohuri dhe përvojë, por mbi të gjitha në një qasje të sinqertë, besim dhe respekt të thellë ndaj çdo pacienti”, deklaroi Prof. Stavridis. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.