Kollë, temperaturë, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti apo lodhje – simptoma që shpesh duken të ngjashme, por mund të shkaktohen nga viruse të ndryshme. Në vend që të hamendësoni, zbuloni saktësisht cili është shkaktari dhe merrni një bazë të sigurt për trajtim të drejtë dhe në kohë.
PCR moelkulare - panel për infeksione akute virale respiratore është një test diagnostik modern dhe me precizitet të lartë, i cili mundëson detektimin e njëkohshëm të 16 shkaktarëve të ndryshëm viralë të infeksioneve respiratore. Duke përdorur teknologjinë më të avancuar PCR, testi siguron rezultate të sigurt edhe në fazat e hershme të infeksionit. Rezultate të shpejta brenda vetëm 24 orëve nënkuptojnë më pak pasiguri dhe vendimmarrje më të shpejtë për terapi të përshtatshme, pa përdorim të panevojshëm të antibiotikëve.
Ky panel PCR është zgjidhje ideale për të gjithë ata që kërkojnë një përgjigje të qartë, siguri mjekësore dhe kujdes të hershëm për shëndetin e tyre – veçanërisht gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.