Neonatologjia

Ekipi profesional I neonatologëve kryen kontrolle të rregullta për ndjekjen e rritjes dhe zhvillimit të foshnjave deri në moshën një vjeçare, si dhe kontrolle konsultative. Përveç kontrollit, neonatologët japin këshilla profesionale për kujdesin e foshnjave të porsalindura.

Edukimi për ushqyerjen me gji dhe kujdes të të porsalindurve

Nënat informohen rreth avantazheve të qumështit të gjirit dhe iu ofrohet ndihmë rreth përvetësimit të teknikave të ushqyerjes me gji. Përveç kësaj, ato edukohen edhe për kujdesin e foshnjave në kushtet e shtëpisë. Një qasje e tillë rrit vetëbesimin tek nëna, dhe e bën të dihet e sigurt se është duke bërë më të mirën për beben e saj. Çdo nëne që lindjen e saj e ka bërë në “Acibadem Sistina” I jepet një broshurë “Kujdesi i nënës dhe i porsalindurit pas lindjes”, në të cilën janë shkruar në mënyrë të detajuar parimet themelore të kujdesit.

Vizita e infermieres patronazhe

Periudha neonatale e zhvillimit të bebes është periudha më e rëndësishme për shëndetin e foshnjës suaj, ndërsa kontrollet e rregullta shëndetësore dhe kujdesi për atë kanë një rëndësi të madhe për jetën e mëtejshme të bebes. Qëllimi i programit për vizitë të infermiereve patronazhe është që t’u vijnë në ndihmë nënave që të kujdesen për foshnjat e tyre në kushtet shtepiake, si dhe për të bërë kontrollet e rregullta gjatë kësaj periudhe.
Neonatologu juaj Foshnjat e lindura në “Acibadem Sistina” kanë neonatologun e tyre që nga momenti i lindjes. Ai është plotësisht I përkushtuar për rritjen dhe zhvillimin e foshnjës gjatë ditëve të para të jetës. “Neonatologu juaj” është një koncept që ofron siguri për nënat pasi janë të vetëdijshme se këtu vazhdimisht është dikush që mund të kujdeset për beben e tyre.

Mjekët e departamentit

Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.