Kontabilist

Njoftim aktive

Njoftim aktive

Kontabilist

Released on: 14.09.2026
Status: Active

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:

KONTABILIST PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

Kontabilisti është përgjegjës për mbajtjen në kohë dhe të plotë të evidencës kontabël në modulet „AP” dhe „GL” (si pjesë e sistemit kontabël ERP Oracle), duke përfshirë:

  • Evidentimin dhe monitorimin e detyrimeve ndaj furnitorëve vendorë dhe të huaj;
  • Harmonizimin e saldove dhe zërave të hapur me furnitorët;
  • Kontrollin e afateve të pagesës së detyrimeve, si dhe përgatitjen dhe realizimin e pagesave në denarë dhe në valuta të huaja;
  • Regjistrimin dhe harmonizimin e pagesave të realizuara;
  • Monitorimin dhe harmonizimin e avancave ndaj furnitorëve;
  • Komunikimin me furnitorët lidhur me faturat, pagesat dhe zërat e hapur;
  • Kontrollin e saktësisë dhe plotësisë së dokumentacionit para regjistrimit kontabël dhe pagesës;
  • Zbatimin e procedurave për mbylljen mujore dhe vjetore të evidencës kontabël, në përputhje me afatet për raportim financiar;
  • Përgatitjen e raporteve dhe analizave të nevojshme lidhur me detyrimet dhe pagesat;
  • Kontributin në krijimin e procedurave dhe politikave me qëllim të mbajtjes efikase të evidencës kontabël;
  • Bashkëpunimin me sektorët e tjerë të kompanisë dhe me institucionet e jashtme, në përputhje me nevojat e vendit të punës.

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
  • Arsim i lartë në fushën e ekonomisë, financave ose kontabilitetit;
  • Njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF/IFRS) dhe të legjislacionit tatimor;
  • Njohuri të mira të MS Excel;
  • Përvoja me ERP/softuer kontabël dhe njohja e gjuhës angleze do të konsiderohen përparësi;
  • Saktësi, aftësi analitike dhe nivel i lartë përgjegjësie;
  • Aftësi për organizimin e punës dhe respektimin e afateve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe për punë ekipore.

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
  • Njoftimi është i hapur për pesëmbëdhjetë ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar

Bashkangjit CV-në *

Pajtohem që të dhënat e mia personale të ruhen në databazën e Spitalit klinik ACIBADEM SISTINA Shkup për regrutatim të kuadrove.

Më tepër informacione rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni në Politikën e privatësisë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.