Shtatzënia e parë, madje me binjakë, për këtë nënë ishte një përvojë e veçantë jetësore – e mbushur me emocion, gëzim, por edhe me besim dhe siguri, falë ekipit mjekësor që u kujdes për të dhe foshnjat e saj.
Joni dhe Petre janë shtatzënia e saj e parë dhe gëzimi i saj i parë i dyfishtë. Edhe pse bëhej fjalë për një shtatzëni me rrezik të lartë, e cila kërkonte ndjekje të kujdesshme dhe të vazhdueshme, gjithçka kaloi shumë mirë. Binjakët u ngjizën në mënyrë natyrale, ndërsa shtatzënia u ndoq nga Dr. Slobodan Drakulevski, përkushtimi dhe mbështetja e të cilit i mundësuan që çdo periudhë të shtatzënisë ta përjetonte me qetësi dhe besim..png)
“Fjalë për fjalë, e shijova shtatzëninë. Kisha mbështetje të jashtëzakonshme nga Dr. Drakulevski dhe infermierja e tij, Aneta. Qasja e tyre dhe mbështetja e vazhdueshme më bënin të ndihesha e qetë dhe e sigurt. Sigurisht, mbështetje të madhe kisha edhe nga bashkëshorti im, e cila për mua ka një vlerë të paçmuar”, rrëfen Kaja, nëna e Jonit dhe Petres.
Fillimi i shtatzënisë përkoi me muajt e verës, të cilët i kaluan në natyrë, në mal, të rrethuar nga ajri i pastër dhe një atmosferë relaksuese. Kujtime veçanërisht të bukura ruan nga tremujori i dytë, kur ishte aktive, bënte rregullisht shëtitje në këmbë dhe ndihej shumë mirë.
“Ndonjëherë madje harroja se mbaja dy foshnja. Nuk kisha asnjë komplikim, gjithçka ishte në rregull dhe ndiqej vazhdimisht, ndërsa të gjitha informacionet e nevojshme i merrja në kohë. Vërtet ndihesha mrekullueshëm”, shton ajo.
Pas ndjekjes së kujdesshme të shtatzënisë, në konsultim me Dr. Drakulevskin, u vendos që lindja të realizohej me prerje cezariane. Ndërkohë, Kaja filloi të ndiente dhimbje të lehta, që ishte shenja se po afrohej momenti i takimit me dashurinë më të madhe të jetës së saj. Ky moment erdhi më 5 nëntor, kur shtatzënia kishte arritur javën e 32-të dhe një ditë.
Joni dhe Petre lindën në gjendje të shkëlqyer të përgjithshme, me peshë në lindje prej 1.870 dhe 1.690 gramësh. Si masë parandaluese, ditën e parë morën mbështetje me oksigjen, por që të nesërmen ajo u ndërpre, pasi foshnjat filluan të merrnin frymë në mënyrë të pavarur..png)
Një falënderim të veçantë nëna shpreh edhe për Dr. Shk. Natasha Najdanovska-Aluloska, e cila u kujdes për binjakët që nga dita e parë, si dhe për të gjithë ekipin e neonatologjisë. Informacionet e rregullta, qasja e kujdesshme dhe ngrohtësia me të cilën u pritën dhe u përkujdesën për foshnjat, i dhanë asaj siguri shtesë në ditët pas lindjes.
“Që në momentin e parë e dija se isha në duart e një ekipi të cilit mund t’i besoja plotësisht. Për mua kishte shumë rëndësi fakti që informohesha vazhdimisht për gjendjen e foshnjave dhe se gjithmonë merrja përgjigje në kohë. Dua t’i falënderoj të gjithë mjekët dhe infermieret për kujdesin, mbështetjen dhe qasjen e veçantë. Për një nënë, kjo ka vërtet shumë rëndësi. Jam jashtëzakonisht e kënaqur me trajtimin e përgjithshëm dhe nuk kam fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen time”, thotë ajo..png)
Pas dy javësh të kaluara në Departamenitn e Kujdesit Intensiv Neonatal, të mbushura me përkujdesje të vazhdueshme, monitorim të kujdesshëm dhe mbështetje të madhe nga ekipi mjekësor, erdhi momenti që mami dhe babi e prisnin me padurim – Joni dhe Petre më në fund të mbështilleshin në përqafimin e tyre dhe të niseshin së bashku drejt shtëpisë. Dy luftëtarë të vegjël, dy zemra të reja në familje dhe lumturi e pafund për mamin dhe babin.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.