Me qëllim për tu njohur me kapacitetin, pajisjet teknologjike dhe protokollet e punës, këtë fundjavë Spitali klinik “Acibadem Sistina” u vizitua nga 40 doktorë( gjinekologë, kardiologë, urologë, neurologë) nga Serbia.
Gjatë vizitës doktorët patën mundësinë për të mësuar në lidhje me punën e pesë qendrave të specializuara (Qendra për Kancer, Qendra e Gjirit, Qendra Spinale, Qendra Kardiake, Qendra pë Riprodhimin e Asistuar) si dhe departamente të tjera të spitalit.
Përfaqësuesit e organizatave shëndetësore nga Serbia u impresionuan me organizimin dhe punën e spitalit, mbi të gjitha me krijimin e sistemit të punës sipas standarteve botërore JCI të cilat janë një sfidë për çdo punonjës në kujdesin shëndetësor.
Vizita ishte një mundësi e madhe për të shkëmbyer përvojat dhe marrëdhëniet pozitive. Spitali klinik “Acibadem Sistina” është gjithmonë i hapur për takime të tilla, sepse është tepër e rëndësishme mundësia e prezantimit dhe krahasimit të rezultateve të punës së përditshme me pacientët.