Acibadem Sistina

U PREZANTUAN ARRITJET MË TË REJA BASHKËKOHORE NË FUSHËN E KARDIOKIRURGJISË

12.11.2014

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ organizoi takimin e ekspertëve me temë ‘ Avancimet moderne në kardiokirurgji’. Arritjet më të reja në këtë fushë u prezantuan nga Prof. Dr. Salis Taxher , kardiokirurg, Dr. Oliver Bushljetiq, kardiolog intervent në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Takimi u prit me interes të madh nga doktorët e Maqedonisë Lindore, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive dhe ndanë përvojat e tyre në punën e tyre të përditshme me pacientët. Takimi u akreditua nga Shoqata Mjekësore e Republikës së Maqedonisë.

Kjo është një ndër takimet e para eksperte mbi temën e kardiokirurgjisë të cilat janë pjesë e Konferencës Rajonale për kardiokirurgji, e organizuar nga ana e Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’. Takimi i ardhshëm i ekspertëve do të mbahet me datë 03.12.2014 në Mavrovë. Takimi është i akredituar nga Shoqata Mjekësore e Republikës së Maqedonisë. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.