Prof. Dr. Sotir Stavridis, specialist i urologjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, mori pjesë si ligjërues në Simpoziumin Ndërkombëtar për Kancerin e Prostatës, i cili u mbajt më 21 nëntor në Shkup, në kuadër të fushatës globale Movember, kushtuar ndërgjegjësimit për shëndetin e meshkujve.
Në kuadër të këtij simpoziumi, Prof. Dr. Stavridis prezantoi temën „Prostatektomia radikale në vitin 2026: parimet, indikacionet dhe strategjia kirurgjikale“ (Radical Prostatectomy in 2026: Principles, Indications and Surgical Strategy), duke ndarë njohuritë dhe përvojën e tij mbi standardet aktuale dhe strategjitë kirurgjikale në trajtimin e kancerit të prostatës.
Simpoziumi, i organizuar nga Shoqata Maqedonase e Urologjisë me moton „Nga udhëzimet klinike deri te kirurgjia e avancuar“, bëri bashkë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët diskutuan zhvillimet më të fundit në diagnostikimin e kancerit të prostatës, qasjet multimodale të trajtimit, si dhe mundësitë që ofrojnë teknikat e avancuara laparoskopike dhe robotike.
Pjesëmarrja e Prof. Dr. Stavridis në këtë tubim të rëndësishëm shkencor është një tjetër dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të ekipit profesional të “Acibadem Sistina” për të ndjekur dhe zbatuar arritjet më të reja mjekësore në fushën e urologjisë.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.