“ACIBADEM SISTINA” ORGANIZOI LIGJËRATË EDUKATIVE MBI DIABETIN TIP 1 DHE TIP 2

“ACIBADEM SISTINA” ORGANIZOI LIGJËRATË EDUKATIVE MBI DIABETIN TIP 1 DHE TIP 2

18.11.2026

Me interes të madh dhe pjesëmarrjen e shumë vizitorëve, u mbajt ligjërata edukative kushtuar diabetit tip 1 dhe tip 2, e organizuar nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”.

Aktiviteti u mbajt më 17 nëntor, në amfiteatrin e spitalit, ku të pranishmit patën mundësinë të njihen me aspektet më të rëndësishme mjekësore dhe ushqimore që lidhen me diabetin, zbulimin e tij në kohë, mundësitë bashkëkohore të trajtimit dhe kontrollin e sëmundjes.

Për këtë temë folën specialistë të njohur të fushës së endokrinologjisë dhe nutricionit: Prof. Dr. Tatjana Milenkoviq, Prof. Dr. Gordana Pemovska, Dr. Nadica Bozhinovska-Dimova, Dr. Goran Petrovski dhe nutricionistja Ana Antovska, Mr. Sci.

Përmes prezantimeve profesionale dhe këshillave praktike, ligjëruesit i informuan të pranishmit për dallimet ndërmjet diabetit tip 1 dhe tip 2, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, qasjet bashkëkohore terapeutike, ushqyerjen e duhur, aktivitetin fizik dhe rëndësinë e monitorimit të rregullt të nivelit të glukozës në gjak.

Interesimi i lartë për ligjëratën dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe informimit të publikut me të dhëna të sakta dhe të besueshme shëndetësore. Nëpërmjet aktiviteteve të tilla, “Acibadem Sistina” vazhdon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin, promovimin e parandalimit dhe inkurajimin e një stili të shëndetshëm jetese.

Informimi dhe edukimi i vazhdueshëm janë thelbësorë për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit, veçanërisht në rastin e sëmundjeve kronike, të cilat kërkojnë ndjekje të rregullt mjekësore, trajtim adekuat dhe angazhim aktiv të pacientëve në menaxhimin e sëmundjes.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.