Me rastin e muajt muajit kushtuar shëndetit të meshkujve, mjekët e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” mbajtën ligjërata edukative për punonjësit e kompanisë “Concentrix”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit, zbulimit të hershëm të sëmundjeve dhe kujdesit të rregullt për shëndetin fizik dhe mendor të meshkujve.
Dr. Vlladimir Llozanovski, specialist i kirurgjisë urologjike, gjatë ligjëratës me temë “Pse flasim për shëndetin e meshkujve?”, trajtoi sfidat më të shpeshta shëndetësore me të cilat përballet mashkulli. Ai theksoi se sëmundjet kardiovaskulare dhe malinje, sindroma metabolike, si dhe çrregullimet e shëndetit mendor, përbëjnë rreziqe serioze që nuk duhen neglizhuar. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së kontrolleve parandaluese në kohë, pasi zbulimi i hershëm i sëmundjeve ndikon drejtpërdrejt në suksesin e trajtimit dhe në cilësinë e jetës.

Për rolin e testosteronit në periudha të ndryshme të jetës së meshkujve foli Dr. Nadica Bozhinovska-Dimova, specialiste e endokrinologjisë. Ajo shpjegoi ndryshimet natyrore të nivelit të testosteronit gjatë jetës, ndikimin e tij në shëndetin fizik dhe psikik, si dhe rreziqet nga përdorimi i pakontrolluar i steroideve anabolike. Gjithashtu, theksoi se pamja muskulore nuk është gjithmonë tregues i shëndetit të mirë dhe se përdorimi i steroideve anabolike mund të pengojë prodhimin natyror të testosteronit në organizëm.

Përmes këtyre ligjëratave edukative, të pranishmit patën mundësinë të merrnin informacione profesionale dhe të dobishme për aspektet më të rëndësishme të shëndetit të meshkujve, faktorët e rrezikut dhe mënyrat e parandalimit. Mesazhi kryesor ishte se kujdesi për shëndetin duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo të fillojë vetëm me shfaqjen e simptomave të para. Me aktivitete të tilla, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” vazhdon përkushtimin e tij ndaj edukimit shëndetësor dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e mjekësisë parandaluese.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.