Ju prezantojmë anëtarin më të ri të ekipit tonë në Departamentin e Kirurgjisë Digjestive – Prof. Dr. Aleksandar Mitevski.
Prof. Dr. Aleksandar Mitevski është specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe subspecialist i kirurgjisë abdominale, me 18 vjet përvojë në fushën e kirurgjisë.
Ai ka një veprimtari të pasur profesionale, shkencore, mësimdhënëse dhe kërkimore, me përkushtim të veçantë ndaj qasjeve bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjik të pacientëve. Në punën e tij profesionale, vëmendje të veçantë i kushton prezantimit dhe zbatimit të teknikave kirurgjike minimalisht invazive.
Me përvojën e tij shumëvjeçare, profesionalizmin dhe përkushtimin, Prof. Mitevski do të kontribuojë në avancimin e mëtejshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe trajtimit kirurgjik të pacientëve në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
Caktoni një termin për konsultë ose kontroll te Prof. Dr. Aleksandar Mitevski në numrin e telefonit 02/3099-500.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.