Me rastin e muajit Nëntor – muajit kushtuar shëndetit të burrave, dje, në ambientet e Komunës së Karposhit, u mbajt një panel-diskutim me temën "Nga diskutimi drejt një bisede të hapur“, kushtuar ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj shëndetit të burrave dhe rëndësisë së parandalimit.
Panelin e moderoi Dr. Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë në Spitalin Klinik "Acibadem Sistina“, ndërsa si panelistë nga spitali morën pjesë Prof. Dr. Risto Simeonov, specialist në kirurgji pediatrike, Prof. Dr. Deva Petrova, specialiste në onkologji dhe radioterapi, dhe Dr. Verica Malinkova Dimovska, specialiste në psikiatri.
Në fokus të diskutimit ishin rëndësia e kontrolleve të rregullta preventive, zbulimi i hershëm i sëmundjeve, si dhe kujdesi për shëndetin mendor. Përmes këshillave profesionale dhe diskutimit të hapur, u theksua nevoja për informim në kohë, tejkalimin e paragjykimeve dhe inkurajimin e burrave që të flasin hapur për shëndetin e tyre dhe të kërkojnë ndihmë profesionale me kohë.
Të pranishmëve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse edhe ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Komunës së Karposhit.
Përmes iniciativave të tilla përcillet një mesazh i rëndësishëm: kujdesi për shëndetin e burrave nuk duhet të jetë një temë për të cilën heshtet, por një çështje për të cilën duhet të flitet hapur dhe të kujdesemi vazhdimisht, në funksion të shëndetit dhe cilësisë së jetës.