Acibadem Sistina

NJË HAP I RI I RËNDËSISHËM NË GJINEKOLOGJI ONKOLOGJIKE: DR. IRENA SHUPLINOVSKA, SUBSPECIALISTE NË GJINEKOLOGJI ONKOLOGJIKE KIRURGJIKALE

05.02.2026

Dr. Irena Shuplinovska, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”  fitoi me sukses titulin ,subspecialiste në gjinekologji onkologjike kirurgjikale në Fakultetin e Mjekësisë – Shkup, në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi”, duke përmbyllur kështu avancimin e saj të lartë profesional dhe akademik në fushën e onkologjisë gjinekologjike.

Ky përparim profesional përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit dhe forcimit të kapaciteteve për diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues femëror.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” vazhdon me investime të vazhdueshme në avancimin profesional dhe praktikat moderne mjekësore, me qëllim ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor, të sigurt dhe profesional për pacientët, në përputhje me standardet bashkëkohore kirurgjikale dhe onkologjike. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.