Me krenari mund të themi se “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vend që disponon me rezonancën magnetike për tërë trupin MRI 3 Tesla, e cila është gjenerata e fundit e aparateve të rezonancës magnetike. MRI 3 Tesla mundëson kohë të shkurtuar të incizimit deri në 30%, pasqyrë precize të strukturave dhe organeve të brendshme si dhe zbulimin e ndryshimeve që nuk mund të shihen me modelet standarde të rezonancës magnetike. Aparati është me një hapje më të gjerë dhe tavolinë më të madhe për incizim që përballon peshë deri 250 kilogramë dhe përparësi për shkak të zhurmës së ulet. Me këtë aparat të fuqishëm mund të kryhet Check up skrining të të gjithë trupit për më pak se 1 orë, pa rrezatim dhe pa kontrast.
“Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vendin tonë edhe me tomografinë kompjuterike GE Revolution CT 512- SLICE me teknologji të sofistikuar që siguron dozën më të ulët të rrezatimit deri në 40% dhe përpunimin e një numri të madh të procedurave diagnostikuese për një periudhë të shkurtër kohore. CT 512- SLICE ka sistem të integruar për skanim të foshnjave dhe fëmijëve me një dozë ultra të ultë të rrezatimit, e cila është për 82% më e ulët në krahasim me sistemet standarde.
Në Departamentin e Radiologjisë në funksion është edhe aparati fluoroskopik– rëntgen GE RF180 me teknologjinë më të fundit digjitale, e cila siguron diagnostikim të shpejtë, të saktë dhe të sigurt dhe procedura intervente.
Qendra imazherike posedon aparatin PET / CT GE Discovery IQ, i cili përdor inteligjencën artificiale A1 për zbulimin më të saktë të ndryshimeve më të vogla – lezione me madhësi deri në 5 mm. Aparati PET / CT përdoret për përcaktimin e fazës së sëmundjes, për detektimin e recidiveve lokale dhe metastazave të largëta, si dhe për vlerësimin e përgjigjes së terapisë së marrë dhe për planifikimin e saktë të radioterapisë tek pacientët onkologjike. Avantazhet e gjeneratës së re PET / CT janë koha e shkurtuar e incizimit deri në 50% dhe ulja e dozës së radiofarmaceutikut për 30-50% me çka në mënyrë drastike ulet doza e rrezatimit ndaj pacientit. Departamenti i Mjekësisë Nukleare disponon edhe me kamerën kompakte multiifuncionale SPECT GAMMA me të cilën kryhen shumë ekzaminime diagnostikuese. Incizimi është i sigurt dhe rezultatet jepen menjëherë.
Kabineti i mamografisë është i pajisur me GE Sennographe Pristina, gjenerata më e fundit e mamografit digjital me një pjesë shtesë për gjinj me implante, gjithashtu është i përshtatshëm për personat me invaliditet. Dallohet nga aparatet e tjera për mamografi sipas tavolinës speciale për biopsi dhe sipas aparatit për stereotaksi robotike – kontrollim kompjuterik të procedurave intervente siç janë biopsitë dhe shënimet paraoperative me tel. Modeli i ri i mamografit jep një pasqyrë të shpejtë të qartë dhe precize të të gjithë gjirit.
Të gjitha procedurat intervente kardiologjike, radiologjike dhe neurologjike dhe elektrofiziologjia e zemrës në “Acibadem Sistina” kryhen në dy salla për angiografi të pajisura me dy angiografë digjitale moderne: INNOVA 2100 / INNOVA 3100/ Angiografët kanë cilësi të lartë të imazhit që mundëson incizim të saktë dhe të sigurt gjatë kryerjes së procedurave më komplekse.
Me ultrazërin gjinekologjik 4D dhe teknologjinë e tij- Al për njohjen automatike të strukturave të foshnjës dhe matjen automatike të parametrave të rëndësishme për monitorimin e zhvillimit të frytit, gratë shtatzëna në “Acibadem Sistina” marrin ekzaminim me cilësi të lartë për monitorim të sigurt të shtatzënisë.
Përveç teknologjisë diagnostikuese, qendra imazherike disponon me akceleratorin e fuqishëm Trilogy, i cili është një nga gjeneratat më të fundit të akceleratorëve linearë që trajtojnë tumore me madhësi të ndryshme në mënyrë precize. Një nga avantazhet kryesore është mundësia për IGRT – monitorimi i trajtimit të rrezatimit përmes imazheve me qëllim që gjatë trajtimit mjekët të kenë një përgjigje kthyese a kryhet sipas planit dhe nëse trajtimi i rrezatimit është drejtuar në drejtim të tumorit. Më këtë shkurtohet koha e rrezatimit, trajtimi zhvillohet në drejtim të tumorit ndërsa indet përreth mbeten të shëndetshme.
Falë pajisjeve të sofistikuara, pacientët në “Acibadem Sistina” kanë mundësi shpejt dhe në mënyrë të sigurt t’i zbulojnë të gjitha ndryshimet në lëkurë dhe nishanet.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.