Acibadem Sistina

Qendra e Gjirit

Qendra e Gjirit

Spitali klinik “Acibadem Sistina” në Qendrën e gjirt ofron shërbimet e mëposhtme: trajtim kirurgjikal, patohistologji, trajtim onkologjik dhe radioterapeutik, si dhe kirurgji plastike dhe rekonstruktive. Pacientët trajtohen nga një ekip multidisiplinar me shumë specialistë. Ekzaminimet kryhen në një atmosferë të këndshme, ndërsa marrëdhënia mjek–pacient është në nivelin më të lartë.

Sot, për shkak të mundësisë së diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, është rritur shkalla e shërimit të tij. Për këtë arsye, gratë duhet të kryejnë kontrolle të rregullta, si eko të gjirit dhe mamografi. Teknologjia moderne, diagnostikimi i hershëm dhe metodat e trajtimit sot mundësojnë sukses të madh në trajtimin e këtij kanceri.

Qendra e gjirit

Procedurat diagnostike të gjirit

  • Ultrazë i gjirit
  • Mamografi digjitale
  • Rezonancë magnetike e gjirit, biopsi dhe markim paraoperativ

Mamografia digjitale
Spitali disponon me aparatin më modern për mamografi digjitale. Ai përdoret për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit dhe zbulon edhe ndryshimet më të vogla patologjike në gji. Hulumtimet kanë treguar se diagnostikimi i hershëm i tumoreve është kyç për trajtim të suksesshëm. Mamografia digjitale, e njohur gjithashtu si full-field digital mammography (FFDM), është një sistem në të cilin imazhet me rreze X zëvendësohen nga detektorë që i konvertojnë rrezet X në sinjale elektrike. Këta detektorë janë të ngjashëm me ata të kamerave digjitale. Sinjalet elektrike prodhojnë një imazh të gjirit që mund të shihet në një monitor special me rezolucion shumë të lartë, i cili përmban mjete për manipulimin e imazhit, si zmadhimi i tij në tërësi ose në pjesë të veçanta, errësimi dhe ndriçimi, dhe zvogëlon nevojën për incizime shtesë. Gjithashtu mund të printohet në film të njëjtë me mamografitë konvencionale. Sipas pacientëve, mamografia digjitale është më e rehatshme se ajo konvencionale, përdor më pak presion në kompresimin e gjinjve dhe ka dozë më të ulët rrezatimi.

Kirurgjia e gjirit
Jetojmë në një epokë kur kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë i diagnostikuar te popullata femërore. Për këtë arsye, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” i kushton rëndësi të veçantë diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Çdo pacient shqyrtohet individualisht nga një konsilium onkologjik i përbërë nga radiolog, kirurg dhe onkolog brenda Qendrës së gjirit.

Trajtimi onkologjik dhe radioterapeutik
Pas trajtimit kirurgjikal të kancerit të gjirit, pacientet kanë mundësi për trajtim onkologjik dhe radioterapeutik në qendrën më moderne për onkologji dhe radioterapi. Në varësi të llojit dhe stadit të kancerit, aplikohet terapi hormonale, kimioterapi ose radioterapi (terapi me rrezatim). Shpesh pas trajtimit kirurgjikal kombinohen këto tre modalitete trajtimi. Trajtimi kryhet nga një ekip i specializuar onkologësh dhe radioterapeutëve që punojnë sipas protokolleve më moderne në trajtimin e kancerit të gjirit.

Rikonstruksioni i gjirit
“Acibadem Sistina” ofron mundësi për trajtim estetik pas ndërhyrjes kirurgjikale në gji. Rikonstruksioni i gjirit mund të kryhet gjatë operacionit të tumorit ose si rikonstruksion i vonuar, pas përfundimit të trajtimit onkologjik dhe radioterapeutik. Trajtimet rekonstruktive ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit të gruas dhe zvogëlimin e traumave psikologjike nga ndërhyrja. Për pacientet në “Acibadem Sistina” kujdeset një ekip i tërë ekspertësh, me qëllim që të kalojnë sa më shpejt dhe sa më pa dhimbje këtë problem postoperativ.

 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.