Të qënurit nënë është një ndjenjë e mrekullueshme të cilën asnjë pasuri në botë nuk mund ta zëvendësojë. Djali im Leon është një bebe që ka lindur para kohe. Me zhvillimin e tij çdo gjë ishte në rregull deri në kontrollin e parë. Pas përfundimit të kontrollit, doktorresha raportoi se Leon kishte anomali në sistemin urogjenital Hypospadia penilis. Thjeshtë nuk mund ta pranoja faktin se diçka nuk është në rregull me fëmijën tim. Vijuan shumë pyetje dhe përgjigje. Kërkova të më shpjegonin se çfarë ishte kjo, nëse mund të kishte një zgjidhje, ku mund të drejtohesha. Doktori më tha se e vetmja mënyrë ishte ndërhyrja kirurgjikale.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.