fbpx

Zemër për zemër- Familja Peshiq mirënjohëse për kujdesin e Prof. Dr. Nikoliq

17.09.2021

Infeksioni i valvuleve në zemër, problem që kërkon ndërhyrje emergjente kirurgjikale

Ditë dramatike, orët kaluan pa shpresë vetëm me dëshirë për t’u shëruar sa më shpejt dhe për t’u kthyer në jetën e saj normale. Me lot në sy, 65-vjeçarja Anka Peshiq fillon të rrëfejë historinë e golgotës që ka kaluar nëpër korridoret e spitaleve në vendin tonë. Kjo situatë ka zgjatur me muaj. E dekurajuar dhe duke e ditur se po përballet me sfidën e saj më të madhe të jetës, Peshiq me javë të tëra ka kërkuar përgjigje për arsyet e përkeqësimit të shëndetit të saj. Problemet filluan kur ajo papritmas ndjeu humbje në forcë deri në atë shkallë sa nuk mund të ecë. Në të njëjtën kohë, Anka Peshiq ka humbur oreksin, kishte ngritur temperaturë të lartë dhe në analizat e pasqyrës së gjakut janë vërejtur probleme- kanë vërejtur se ka ulje në hekur dhe CRP të rritur. Perceptimet fillestare se ndoshta bëhet fjalë për karcinomë ishin një tronditje për familjen Peshiq. Kanë vazhduar me ekzaminime shtesë, kaluan shumë netë pa gjumë, por për fat të mirë zonja Peshiq erdhi në “Acibadem Sistina”. Këtu u vërtetua se ajo në të vërtetë kishte probleme me zemrën. Ajo është tepër mirënjohëse që ka takuar Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq dhe tani po shërohet pas ndërhyrjeje së suksesshme.

Kjo histori ka shumë emocione, shumë kohë duke kërkuar përgjigje. Peshiq thotë se të gjithë menduan se bëhet fjalë për karcinomë dhe ajo bëri teste edhe për lukth. Gjatë ekzaminimit te pulmologu është zbuluar se ajo kishte një zhurmë në zemër, diçka që dha një drejtim tërësisht të ri në kërkimin e një diagnoze të saktë të problemit. Pastaj familja e saj kërkoi ndihmë nga prof. Dr. Aleksandar Nikoliq. Të njëjtën ditë kur ata erdhën në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, doktor Nikoliq kërkoi që të bëhet një eko të zemrës. Gjetjet treguan se bëhet fjalë për një infeksion serioz të valvulës që kërkonte një ndërhyrje emergjente kirurgjikale.

“Jam e lumtur se kam arritur ta kontaktojë profesorin Nikoliq. Unë isha në një karrocë, nuk ndjeva asgjë tjetër përveç lodhjes. Doja vetëm ta kapërcej këtë situatë sa më shpejt. Kur u pamë, profesori më dërgoi menjëherë për një eko. Kur i pa gjetjet, ai tha se patjetër kam nevojë për një ndërhyrje urgjente. E pyeta se sa kohë kam para se ta bëj operacioni, ai me tha se kam vetëm dy ditë. Nëse do të kisha ardhur një ose dy ditë më vonë, mendoj se nuk do të isha këtu sot. Situata ishte e vështirë,” tha Peshiq.

 

nikolik pesik

“Jam e lumtur se kam arritur ta kontaktojë profesorin Nikoliq. Unë isha në një karrocë, nuk ndjeva asgjë tjetër përveç lodhjes. Doja vetëm ta kapërcej këtë situatë sa më shpejt. Kur u pamë, profesori më dërgoi menjëherë për një eko. Kur i pa gjetjet, ai tha se patjetër kam nevojë për një ndërhyrje urgjente. E pyeta se sa kohë kam para se ta bëj operacioni, ai me tha se kam vetëm dy ditë. Nëse do të kisha ardhur një ose dy ditë më vonë, mendoj se nuk do të isha këtu sot. Situata ishte e vështirë,” tha Peshiq.

Ndërhyrje emergjente

Prof. Dr. Nikoliq thotë se operacioni ishte i pashmangshëm dhe emergjent. Duhej të reagonte menjëherë sepse zemra e saj ishte e dobët për shkak të infeksionit. Peshiq u diagnostikua me insuficiencë mitrale dhe endokardit. Ishte e nevojshme të zëvendësohet valvula mitrale me një valvule mekanike. “Valvula ishte e infektuar, janë krijuar abcese rreth valvulës. Infeksioni ka shkuar në valvulën mitrale. Me ndërhyrjen rregulluam infeksionin, valvula u zëvendësua dhe dhamë terapinë e duhur. Ndërhyrja zgjati katër orë. Dua ta bëj të qartë se infeksionet e valvulave duhet të trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk duhet të pritet apo të trajtohen në mënyrë konzervative, diçka që tanimë nuk praktikohet 10 vjet. Pacientja ndihet mirë dhe mund t’i kryejë të gjitha obligimet dhe të ketë të njëjtën cilësi të jetës si më parë,” tha prof. Dr. Nikoliq.

nikolic pesik

Zemra mirënjohëse

Mbështetja më e madhe e Anka Pesic në këtë sfidë ishin dy vajzat e saj. Njëra, piktorja e famshme Divna Peshiq, e cila aktualisht jeton me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, problemi me nënën e saj e shqetësoi seriozisht. Ajo thotë se ato ditë ishin më të vështirat në jetën e saj, pasiguria ishte e madhe, por shpresa ende më e madhe. Ajo e dinte se mjeku më i mirë kujdesej për atë. “Jam shumë e lumtur ekziston një spital të tillë si “Acibadem Sistina”. Shumë profesionistë punojnë këtu. Fatkeqësisht, unë nuk isha këtu atëherë sepse jetojmë në Shtetet e Bashkuara. Motra ime ishte vazhdimisht me nënën time. “Unë i jam përjetësisht mirënjohëse profesorit Dr. Nikoliq dhe spitalit që ndihmuan nënën time,” tha Divna Peshiq. Familja Pesic thotë se nuk do t’i harrojë ato momente. E frymëzuar nga mirënjohja, Divna Peshiq i dhuroi mjekut një pikturë “Zemra për Zemrën”.

pesik

Endokarditi- inflamacioni i valvuleve të zemrës

Gjatë moshës rritet rreziku për insuficiencë mitrale për shkak të harxhimit natyror të valvulës gjatë viteve. Endokarditi është një inflamacion ose infeksion i sipërfaqes së brendshme (endokardiale) të zemrës që mund të përfshijë një ose më shumë valvula ose struktura të tjera. Sipas prof. Dr. Nikoliq, kardiokirurg, endokarditi shpesh shkaktohet nga bakteret që normalisht jetojnë në lëkurë, brenda traktit digjesitv ose në traktin urinar.

Burimi më i madh i baktereve janë dhëmbët e prishur

Burimi më i zakonshëm dhe më i rrezikshëm janë dhëmbët e prishur. Me çdo larje të dhëmbëve me një furçë të fortë dëmtohen gingivat e dhëmbëve dhe rrisin numrin e baktereve në gjak. Një organizëm dhe imunitet normal mund të luftojë vetë dhe asgjë nuk ndodh. Nëse këto baktere hyjnë në qarkullimin e gjakut mund të “ngjiten”, ose “vendosen” në çdo zonë të dëmtuar brenda zemrës dhe të shkaktojnë vegjetacion ose absces – një “burim” i ri infeksioni që nuk reagon gjithmonë ndaj antibiotikëve.  Bakteret-vegjetacionet e banuara mund të arrijnë dimensione të mëdha (centimetra) dhe të jenë të lëvizshme. Pastaj ekziston rreziku nga lirimi ose prishja e  tyre. Kjo do të thotë që fragmentet mund të fluturojnë nëpër enët e gjakut kudo në trup dhe të shkaktojnë, në rastin më të keq, një goditje, madje edhe një absces në tru. Dëmtimi i indeve, veçanërisht kur valvulat janë sulmuar, mund të prishin funksionin e tyre normal dhe të çojnë deri në insuficiencë valvulare e cila mund të çojë në ngecje të rëndë dhe dobësi të zemrës.