U dhuruan 51 njësi të gjakut gjatë aksionit të dhurimit të gjakut në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”
Për herë të katërt këtë vit u realizua aksion për dhurim të gjakut në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” në bashkëpunim me organizatën e Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit.
Gjatë këtij aksioni, të punësuarit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” edhe një herë treguan humantetin, sepse në këto rrethana duke mbrojtur nga koronavirusi dhuruesit e gjakut erdhën në një numër të madh dhe dhuruan 51 njësi të gjakut.
Gjatë aksionit u respektuan të gjitha masat dhe protokollet për siguri me qëllim mbrojtje maksimale nga virusi SARS-CoV-2. Dhuruesit e gjakut ishin ndarë në grupe me qëllim për të mbajtur distancën fizike me mbrojtje personale në fytyrë, maskë mbrojtëse.
Përveç të punësuarve nga “Acibadem Sistina”në aksionet e mëparshme të dhurimit të gjakut morën pjesë edhe të punësuarit në “Orka Holding” që kanë dhënë kontributin e tyre duke dhuruar gjak.