fbpx

Testet janë aprovuar nga Qeveria e Holandës, Acibadem Sistina është spitali i parë në vendin tonë me akreditim sipas standardeve JCI: Për shkak të spekulimeve do të ngritë padi penale për rrezikimin e shëndetit publik

04.04.2020

AcibademSistina

Spitali Klinik Acibadem Sistina është pjesë e grupacionit të dytë më të madh të spitaleve, grupacionit malezian IHH dhe është spitali i parë që në vitin 2016 në vendin tonë mori akreditimin prestigjioz për cilësi Joint Commission International (JCI), ndërsa gjatë vitit të kaluar mori riakreditimin e vulës së artë që garanton sigurinë e pacienteve dhe të punësuarve. Ky akreditim prestigjioz spitalor paraqet një dëshmi për shërbim shëndetësor me profesionalizëm të lartë ndaj pacientëve të shoqëruar me pajisje cilësore, teknologji dhe kuadro. Kjo për ne nënkupton përgjegjësi për nivelin e shërbimeve që u ofrojmë pacientëve tanë.  Në këtë drejtim, lidhur me këto spekulime dhe dezinformacione që disa media i kanë shkaktuar dhe i përhapin në publik lidhur me testet e shpejta COVID- 19 IgG-IgM Rapid Test që përdoren në Acibadem Sistina përveç testeve PCR do të shpjegojmë edhe një herë.

COVID- 19 IgG-IgM Rapid testet u furnizuan nga kompania holandeze me të cilën kemi një marrëveshje ekskluzive për bashkëpunim. Kjo kompani është distributori ekskluziv i kësaj marke që prodohet nga një kompani tjetër nga Holanda. Këto teste për prodhim dhe përdorim janë aprovuar nga Qeveria e Holandës, ndërsa SK Acibadem Sistina ka edhe konfirmim se kjo markë përdoret profesionalisht edhe në Britaninë e Madhe dhe Arabinë Saudite që konsiderohen për vende me regullativa të rrepta kufizuese dhe të kujdesshme në sistemin shëndetësor.

Përdorimi i këtyre testeve u konfirmua dhe rekoamndohet nga Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) nga ku sinjalizuan se rregullatorët federalë tërësisht janë të kënaqur nga të dhënat për rezultatet e testit, ndërsa rritet numri i vendeve që vendosen për përdorimin e këtyre testeve si një zgjidhje e shpejtë dhe në mënyrë më të thjeshtë të kontrollohet statusin imunologjik të popullsisë, ndërsa përmes këtyre testeve mundësohet edhe kontrolli mbi personat që ishin në kontakt me infeksionin virusal me qëllim për t’u kthyer funksionimit normal.

Magazina më e fuqishme mjekësore angleze gjithashtu transmeton për kërkesen ekstreme të këtyre testeve të shpejta nga ana e ministrive të shëndetësisë dhe organeve të tjera qeveritare në vendet e prekura me pandeminë e virusit Kovid-19. https://bit.ly/2V0JF0r

Si informacione shtesë, në vazhdim ju japim edhe disa linkë nga disa aktivitete lidhur me testet e shpejta që i marrin vendet e prekura nga pandemia.

SHBA https://nyti.ms/348xAum

Britania e madhe  https://bit.ly/2wdBK7H

Singapor  https://bit.ly/348frgp

Bullgari https://bit.ly/2JDzcD1

Francë https://bit.ly/2xM6hdd

Ukrainë https://bit.ly/3dS9EzS

Acibadem Sistina si institucion serioz shëndetësor, me akreditim serioz botëror nga vet fillimi i shpjegoi dhe prezantoi publikisht detajet lidhur me këto teste dhe më tej nuk ka për qëllim të debatojë me mercenarë të caktuar me kredbilitet diskutabil për punën që e bëjnë.

Duke konsideruar faktin se i morën informacionet e nevojshme dhe shpjegime në fillim, Spitali Klinik Acibadem Sistina do të ngritë padi penale ndaj personave konkrete për rrezikimin e shëndetit publik përmes informacioneve të pavërteta që i përhapin në publik dhe për shkak se krijojnë panik përmes lajmeve të rrejshme. Edhe kompania holandeze prej të cilës janë furnizuar këto teste bashkohet padisë penale.