fbpx

TEST I RI SEROLOGJIK NË “ACIBADEM SISTINA” PËR DETEKTIMIN E PËRQENDRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË ANTITRUPAVE TË COVID-19

17.10.2020

AS NovSeroloshkiTest Siemens design ALB

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ofron testin e ri serologjik për detektimin e përqendrimit të përgjithshëm të antitrupave IgM dhe IgG në gjak. Testimi kryhet përmes mostrës së gjakut të venës, nuk zgjat më shumë se 5 minuta, ndërsa rezultatet merren për një orë.

Testi kryhet në analizatorin imunologjik me renome SIEMENS:

Bëhet fjalë për një test ultra të ndjeshëm, me çmim nga 1200 denarë, me të cilin në mënyrë të qartë mund të përcaktohet statusi imunologjik tek pacientët që kanë pasur Covid- 19. Përcaktimi i përqendrimit të imunoglobulinave IgM dhe IgG është me shumë rëndësi gjatë përcaktimit të trajtimit të çdo pacienti pozitiv në covid- individualisht.