fbpx

TEKNOLOGJIA MJEKËSORE MË BASHKËKOHORE NË NJË VEND, “ACIBADEM SISTINA” KRIJOI QENDRËN IMAZHERIKE PËR DIAGNOSTIKIM NË TË CILËN ZBULOHEN TË GJITHA SËMUNDJET NË FAZËN E HERSHME

21.10.2020

Diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë i të gjitha sëmundjeve, incizimet me cilësi dhe rezulucion të lartë, doza minimale e rrezatimit, koha më e shkurtër e incizimit dhe komfori më i madh për pacientët janë avantazhet kryesore të teknologjisë mjekësore me të cilën disponon Qendra imazherike për diagnostikim të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Me investim prej mbi 20 milion euro nga hapja deri më sot, spitali ka krijuar qendrën më bashkëkohore- imazherike në rajon me teknologjinë mjekësore më bashkëkohore, e cila përdoret në spitalet më të njohura në botë si John Hopkins, CCS Paris, King’s College Hospital London. Qendra disponon me 24 lloje të aparateve mjekësore më të sofistikuara që kanë rolin kryesor në procesin e diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe 20 aparate shtesë ultrasonografike për përdorim të përgjithshëm dhe specialistik në ordinancat e spitalit. Në Qendrën punon një ekip profesional të radiologëve dhe mjekëve nga të gjitha specialitetet si edhe teknikë të trajnuar për të punuar me aparaturën mjekësore që është shumë e rëndësishme për marrjen e incizimeve cilësore dhe analizë profesionale. Me investimin e fundit në teknologji mjekësore me vlerë prej 3 milion euro, spitali edhe një herë dëshmoi se investon në zhvillimin e qendrës imazherike dhe vazhdimisht i ndjek arritjet më të fundit në mjekësi. Të gjitha aparatet janë blerë nga prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve mjekësore “GE Healthcare”, me të cilin spitali bashkëpunon për një dekadë dhe ky bashkëpunim do të thotë se furnizohemi me aparatet mjekësore më të avancuara dhe më bashkëkohore.

AcibademSistina ImagingDiagngnostic centar

Me krenari mund të themi se “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vend që disponon me rezonancën magnetike për tërë trupin MRI 3 Tesla, e cila është gjenerata e fundit e aparateve të rezonancës magnetike.  MRI 3 Tesla mundëson kohë të shkurtuar të incizimit deri në 30%, pasqyrë precize të strukturave dhe organeve të brendshme si dhe zbulimin e ndryshimeve që nuk mund të  shihen me modelet standarde të rezonancës magnetike. Aparati është me një hapje më të gjerë dhe tavolinë më të madhe për incizim që përballon peshë deri 250 kilogramë dhe përparësi për shkak të zhurmës së ulet. Me këtë aparat të fuqishëm mund të kryhet Check up skrining të të gjithë trupit për më pak se 1 orë, pa rrezatim dhe pa kontrast.

“Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vendin tonë edhe me tomografinë kompjuterike GE Revolution CT 512- SLICE me teknologji të sofistikuar që siguron dozën më të ulët të rrezatimit deri në 40% dhe përpunimin e një numri të madh të procedurave diagnostikuese për një periudhë të shkurtër kohore. CT 512- SLICE ka sistem të integruar për skanim të foshnjave dhe fëmijëve me një dozë ultra të ultë të rrezatimit, e cila është për 82% më e ulët në krahasim me sistemet standarde.

Në Departamentin e Radiologjisë në funksion është edhe aparati fluoroskopikrëntgen  GE RF180 me teknologjinë më të fundit digjitale, e cila siguron diagnostikim të shpejtë, të saktë dhe të sigurt dhe procedura intervente.

AcibademSistina ImagingDiagngnostic centar

Qendra imazherike posedon aparatin PET / CT GE Discovery IQ, i cili përdor inteligjencën artificiale A1 për zbulimin më të saktë të ndryshimeve më të vogla – lezione me madhësi deri në 5 mm. Aparati PET / CT përdoret për përcaktimin e fazës së sëmundjes, për detektimin e recidiveve  lokale dhe metastazave të largëta, si dhe për vlerësimin e përgjigjes së terapisë së marrë dhe për planifikimin e saktë të radioterapisë tek pacientët onkologjike.  Avantazhet e gjeneratës së re PET / CT janë koha e shkurtuar e incizimit deri në 50% dhe ulja e dozës së radiofarmaceutikut për 30-50% me çka në mënyrë drastike ulet doza e rrezatimit ndaj pacientit. Departamenti i Mjekësisë Nukleare disponon edhe me kamerën kompakte multiifuncionale SPECT GAMMA me të cilën kryhen shumë ekzaminime diagnostikuese. Incizimi është i sigurt dhe rezultatet jepen menjëherë.

Kabineti i mamografisë është i pajisur me GE Sennographe Pristina, gjenerata më e fundit e mamografit digjital me një pjesë shtesë për gjinj me implante, gjithashtu është i përshtatshëm për personat me invaliditet. Dallohet nga aparatet e tjera për mamografi sipas tavolinës speciale për biopsi dhe sipas aparatit për stereotaksi robotike – kontrollim kompjuterik të procedurave intervente siç janë biopsitë dhe shënimet paraoperative me tel. Modeli i ri i mamografit jep një pasqyrë të shpejtë të qartë dhe precize të të gjithë gjirit.

Të gjitha procedurat intervente kardiologjike, radiologjike dhe neurologjike dhe elektrofiziologjia e zemrës në “Acibadem Sistina” kryhen në dy salla për angiografi të pajisura me dy angiografë digjitale moderne: INNOVA 2100 / INNOVA 3100/ Angiografët kanë cilësi të lartë të imazhit që mundëson incizim të saktë dhe të sigurt gjatë kryerjes së procedurave më komplekse.

Me ultrazërin gjinekologjik 4D dhe teknologjinë e tij Al për njohjen automatike të strukturave të foshnjës dhe matjen automatike të parametrave të rëndësishme për monitorimin e zhvillimit të frytit, gratë shtatzëna  në “Acibadem Sistina” marrin ekzaminim me cilësi të lartë për monitorim të sigurt të shtatzënisë.

Përveç teknologjisë diagnostikuese, qendra imazherike disponon me akceleratorin e fuqishëm Trilogy, i cili është një nga gjeneratat më të fundit të akceleratorëve linearë që trajtojnë tumore me madhësi të ndryshme në mënyrë precize. Një nga avantazhet kryesore është mundësia për IGRT – monitorimi i trajtimit të rrezatimit përmes imazheve me qëllim që gjatë trajtimit mjekët të kenë një përgjigje kthyese a kryhet sipas planit dhe nëse trajtimi i rrezatimit është drejtuar në drejtim të tumorit. Më këtë shkurtohet koha e rrezatimit, trajtimi zhvillohet në drejtim të tumorit ndërsa indet përreth mbeten të shëndetshme.

Falë pajisjeve të sofistikuara, pacientët në “Acibadem Sistina” kanë mundësi shpejt dhe në mënyrë të sigurt t’i zbulojnë të gjitha ndryshimet në lëkurë dhe nishanet, ta matin dendësinë e kockave për zbulimin e hershëm të osteoporozës, të bëjnë një imazh panoramik të dhëmbëve me rezolucion të lartë dhe mundësi për një numër të madh të ekzaminimeve duke mos pritur kohë për caktimin e terminit, ndërsa rezultatet merren menjëherë. Qendra e diagnostikim imaging ka rol kryesor në qasjen multidisiplinare të trajtimit që çdo pacient merr në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.