fbpx

TEKNOLOGJIA ECMO PARAQET SHPRESË PËR PACIENTËT ME COVID: ZËVENDËSON PUNËN E ZEMRËS DHE MUSHKËRITË

17.09.2020

Oksigjenimi membranor ekstra-korporal (ECMO) është aparat që mundëson mbajtjen e funksioneve jetësore tek pacientët me sëmundje të rënda dhe të rrezikshme ndaj jetës që pengojnë funksionimin normal të zemrës dhe mushkërive. Pacientët kanë nevojë për aparatin ECMO në një periudhë nga disa ditë deri në disa javë në varësi nga serioziteti dhe avancimi i gjendjes së tyre. Teknologjia ECMO ka gjetur zbatimin e saj gjatë pandemisë nga Covid-19.Falë kësaj teknologjie në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” para një kohë u shpëtua jeta e një pacienti 45 vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore me covid- pneumoni në fazë të avancuar. Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon me aparatin më të ri dhe më bashkëkohor ECMO (Cardiohelp) ndërsa për funksionimin e tij të vazhdueshëm kujdeset ekipi i lartë profesional me një përvojë të pasur ndërkombëtare nga 20 vite i cili është i përbërë nga perfuzionistë, kardioanesteziologë dhe kardiokirurgë.

Për përdorimin e aparatit ECMO vendos ekipi multidisiplinar

Aparati ECMO përdoret për pacientet tek të cilët mushkëritë nuk mundësojnë oksigjenimin e mjaftueshëm të gjakut edhe pse është dhënë oksigjen shtesë, si edhe në shumë gjendje të tjera kur mushkëritë nuk mund ta heqin dyoksid karbonin në mënyrë të përshtatshme as me ndihmën e ventilimit mekanik. Përdoret edhe në rastet me dobësi në zemër, kur zemra nuk pompon mjaft gjak në qarkullimin.  Aparati ECMO gjithashtu përdoret edhe si një urë në transplantimin e zemrës dhe mushkërive kur është e nevojshme”, thotë Petar Trajkoski, perfuzionist klinik nga “Acibadem Sistina”.

Për përdorimin e aparatit ECMO në trajtimin e pacientëve me Covid-19 vendos konsiliumi i specialistëve në një përbërje të gjerë. Në situatat shumë të rënda kur as respiratori nuk mundëson oksigjenimin e organizmit, aparati ECMO është zgjidhja e vetme që pacientit i jep një jetë të re.

 

AcibademSistina ECMO aparat

 Aparati ECMO shton oksigjen, ndërsa e heq dyoksid karbonin nga gjaku

Aparati ECMO lidhet me pacientin përmes zorrëve plastike (kanilat). Kanilat instalohen në arteriet dhe venat e mëdha varësisht nga lloji i procedurës ECMO dhe nevojat e pacientit.

“Aparati ECMO pompon gjakun e pacientit deri në mushkërinë artificiale (oksigjenator) ku shtohet oksigjen (O2) dhe hiqet dyoksid karbonit (CO2) nga gjaku. Në këtë mënyrë aparati zëvendëson funksionin e mushkërive. Pastaj aparati kthen gjakun mbrapa në trupin e pacientit me ndihmën e pompës me të njëjtën rrjedhë si zemra e pacientit. Në këtë mënyrë zëvendëson edhe funksionin e zemrës”, thotë Sasho Stoillov, perfizuionist klinik nga “Acibadem Sistina”.

Çdo pacient që është i lidhur me aparatin ECMO është vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe është i lidhur me monitor. Në monitorin ndiqen parametrat si EKG, tensioni qendror venoz (TQV), niveli i oksigjenimit në gjak dhe niveli i dyoksid karbonit. Gjatë kësaj periudhe bëhen analizat e gazrave për të vërtetuar nëse mbahet oksigjenimi i përshtatshëm dhe mbështetja metabolike. Pacientëve u jepen barnat antikoagulante që ndalojnë koagulimin dhe trombozën gjatë trajtimit.

Kohëzgjatja e trajtimit me ECMO varet nga gjendja e pacientit

Aparati ECMO mund ta zgjasë dhe të shpëtojë jetën e pacientit, por nuk e zgjidh shkakun primar të dëmtimit të zemrës ose funksionit të mushkërive. Aparati ECMO vetëm jep kohë dhe mbështetje ndërsa ekipi multidisiplinar mjekësor punon në rregullimin dhe shërimin e shkakut primar. Shembulli tipik është trajtimi i pacientëve me Covid-19 ku mushkëritë e pacientit nuk mund ta kryejnë funksionin e tyre primare dhe aparati ECMO na jep kohë për t’i trajtuar të gjitha sistemet në trupin e pacientit të prekur nga Covid-19. Kohëzgjatja e procedurës varet drejtpërdrejtë nga përparimi në shërimit të funksionit të mushkërive dhe mund të zgjasë në periudhë nga disa ditë deri në disa javë.

Të dhënat e fundit nga qendrat referente botërore tregojnë se aparati ECMO mundëson përqindjen më të lartë në mbijetesën tek pacientët që janë në gjendje me rrezik ndaj jetës dhe nuk japin përgjigje ndaj metodës së thjeshtë të trajtimeve dhe shërimit për shpëtimin e jetës.

IMG

Me zbatimin e teknologjisë ECMO “Acibadem Spitali” shpëtoi një pacient me Covid-19

pitali Klinik “Acibadem Sistina” është spitali i parë në vendin tonë dhe rajon në të cilin mjekët duke zbatuar teknologjinë ECMO shpëtuan jetën e një pacienti 45 vjeçar me Covid- 19 i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore me covid-pneumoni në fazë të avancuar. Në trajtimin e pacientit u kyç ekipi multidisiplinar mjekësh nga spitali “Acibadem Sistina”- Dr. Mitko Karagjozov, shefi i kirurgjisë torakovaskulare, Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, shefi i kardiokirurgjisë, Dr. Dimçe Sllaveski, shef i anestezionit të kardiokirurgjisë me mjekim intensiv, kardioperfuzionstët Petar Trajkoski dhe Sasho Stoilov, Dr. Nikolla Shikov, shefi i kujdesit të përgjithshëm dhe mjekët infektologë Dr. Patricija Kallamaras dhe Dr. Harallambos Sidiropullos. Ky është edhe pacienti i parë në Maqedoni që është i shëruar nga Covid-19 me zbatimin e kësaj teknologjie. Tani e tutje, ky aparat do të përdoret edhe në trajtimin e pacientëve të tjerë me komplikime të rënda të shkaktuara nga infeksioni me koronavirusin.