fbpx

Të punësuarit nga Spitali Klinik “Acibadem Sisitina” dhuruan 50 pako me ushqim dhe materiale mjekësore për qytetarët e Dibrës

27.03.2020

vraboteni donacija

Të punësuarit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” dhuruan 50 pako me prodhime ushqimore dhe mjete për higjiene personale të dedikuara për grupet më të rrezikuara të qytetarëve nga Dibra dhe Qendra Zhupa. Në këto dy komuna rreth 25.000 banorë janë mbyllur tërësisht në karantinë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Personeli mjekësor me këtë donacion edhe një herë dëshmoi humanisten e tyre, ndërsa Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si kompani e përgjegjshme shoqërore në vazhdimësi jep kontribut në zhvillimin shoqëror dhe jetën më cilësore për të gjithë.

Donacion shtesë kishte edhe për personelin mjekësor në dy komunat më të prekura. U dhuruan më shumë se 1.600 copë material mjekësor (mantel izolues,kapele kirurgjikale, dorëza, dezinfektues antibakterial)  për mjekët amë të Dibrës.

 

donacija hrana