fbpx

Të punësuarit në “Acibadem Sistina” këtë vitë dhuruan mbi 350 njësi të gjakut

24.06.2020

krvodaritelska

Për shkak të nevojës së rritur për gjaknë  këtë periudhë gjatë pandemisë nga koronavirus, këtë vit u organizuan pesë aksione për dhurimin e gjakut në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Çdo aksion ishte përcjellë me interes të madh, ndërsa të punësuarit dhuruan mbi 350 njësi të lëngut të çmuar.

Dr. Nikolla Shikov është një nga dhuruesit më human të gjakut në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ai ka filluar të dhurojë gjak në vitin 2001 dhe është dhurues i rregullt  që nga ajo kohë. Ai ka marrë pjesë në të gjitha aksionet e dhurimit të gjakut të mbajtura në spital dhe thotë se dëshiron të jetë një shembull për të nxitur për të tjerët.

“Unë punoj në një departament ku vazhdimisht kemi nevojë për sasi të mëdha të gjakut. Ai është një ilaç thelbësor për pacientët me sëmundje të rënda dhe unë e di se sa e vlefshme është çdo pikë gjaku, “tha Dr. Shikov.

Përveç punonjësve dhe menaxhmentit të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, në aksionet e dhurimit të gjakut morën pjesë edhe të punësuarit e kompanisë “Orka Holding”.

Gjatë vitit të kaluar, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mori një mirënjohje për kontribut të veçantë nga Kryqi i Kuq i komunës së Karposhit, me të cilën kompanive dhe qytetarëve humanë u njihet kontributi në dhurimin e gjakut. Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, si kompani përgjegjëse shoqërore është pjesëmarrës aktiv në disa aksione humanitare ndërsa aksionet për dhurimin e gjakut janë gjithmonë prioritet. Deri në fund të vitit janë planifikuar aksione të reja për dhurim të gjakut.

Aksioni i parë për dhurim të gjakut në spital u organizua në vitin 2010, ndërsa numri i punonjësve që dhuruan gjak po rritet nga viti në vit. Praktika e deritanishme ka qenë të organizohen një ose dy  aksione në vit. Por për shkak të interesit të madh, numri i aksioneve të organizuara po rritet. Të gjitha aksionet për dhurimin e gjakut organizohen në koordinim me organizatën komunale të Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit.