fbpx

TË GJITHA PROCEDURAT DERMATOLOGJIKE DHE ESTETIKE NË NJË VEND- QENDRA E PËRSOSMËRISË NË “ACIBADEM SISTINA”

20.04.2021

centar of perfection

Qendra e përsosmërisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” e cila është e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore më moderne mjekësore, ofron mundësinë e kryerjes së të gjitha procedurave estetike nga ana e ekipit të dermatovenerologëve, kirurgëve plastikë dhe rikonstruktivë me përvojë të madhe. Në kuadër të Qendrës në hapësira të reja me pajisje më moderne Departamenti i dermatovenerlogjisë dhe dermatologjisë estetike shtrihet në një hapësirë nga 177 metra katrore i cili disponon me ordinanca dermatologjike, tri dhoma për trajtime laserike dhe kabinet për dermatoskopi, ndërsa në kuadër të qendrës është edhe Departamenti i kirurgjisë estetike plastike dhe rikonstruktive.  Qendra e përsosmërisë është vendi në të cilin pacientët mund të marrin qasje integruese gjatë diagnostikimit dhe trajtimit – piling kimik, të gjitha procedurat kozmetike kundër plakjes, procedurat laserike, mbjellja e flokëve deri në ndërhyrjet estetike kirurgjikale dhe procedurat mjekësore- rikonstruktive.  Qendra është e pajisur me teknologji më moderne sipas shembullit të klinikave botërore për kirurgji të këtij lloji dhe në të punon një ekip shumë profesional i cili përbëhet nga dermatovenerologë dhe kirurgë plastikë me përvojë të madhe. Ekipi i specialistëve bashkëpunon me mjekët e specialiteteve të ndryshme me qëllim që pacientët të marrin kujdes me cilësi të lartë mjekësore dhe rezultate të dëshiruara.

centar of perfection

Departamenti i dermatovenerologjisë dhe dermatologjisë estetike

Në Departamentin e dermatovenerologëve dhe dermatologjisë estetike për pacientët në dispozicion janë metodat minimale invasive për ripërtëritje, siç janë botoks, filerat për fytyrë, procedurë PRP, mezoterapi, kavitacion me ultratingull, të gjitha llojet e pilingut kimik të markës së lartë amerikan NeoStrata. Departamenti ofron kujdesin e plotë shëndetësor nga fusha e dermatovenerologjisë përmes kryerjes së ekzaminimeve klinike, dermatoskopisë së njollave dhe tumoreve të lëkurës, testeve alergologjike- analizave të lëkurës dhe laboratorike përmes gjakut, biopsive të ndryshimeve të paqarta të lëkurës, heqjes së rritjeve virale në lëkurë me krioterapi dhe ablacion laserik, përdorimit të fototerapisë, ekzaminimeve mikrologjike për zbulimin e infektimeve të kërpudhave, ndërsa disponon me “mole maping” teknika digjitale për shënimin e zonave të pigmentuara në lëkurë për zbulimin efekiv të melanomës- karcinomës më të rrezikshme të lëkurës.

laserski tretman

Të gjitha trajtimet laserike dhe epilacioni laseri

Qendra e përsosmërisë disponon me një gamë të madh të laserëve për gjendje të ndryshme dermatologjike dhe probleme estetike. Disponojmë me laser frakcional karbon- dioksid me standard të arit për përtëritje dhe trajtim të shenjave nga aknet, por edhe për ndryshime të vogla operative të lëkurës,  laseri Er- YAG për ndërhyrje operative dhe estetike të lëkurës, trajtime të problemeve vaskulare të lëkurës me laser Nd YAG- heqja e hemangiomëve dhe kapilarëve në lëkurë, laser dioden për trajtimin e shfaqjes së qimeve të pazakonshme dhe thonjve.  Qendra e përsosmërisë ofron zgjidhje të përhershme të qimeve të padëshiruara me laserin më bashkëkohor për epilacion. Numri mesatar i trajtimeve për epilacion laserik janë 6 sesione. Me përdorimin e trajtimeve më bashkëkohorë laserike për ripërtëritje dhe kujdes të lëkurës, Departamenti i dermatovenerologjisë dhe dermatologjisë estetike u bë pionier në implementimin e procedurave të shumta estetike. Në pjesën e dermatologjisë estetike përdoren vetëm marka të njohura botërore për aplikimin e botulinum toksinit, mbushësit (filerat) më indet dhe organet e tjera.

dr petrov

Kirurgjia estetike, plastike dhe rikonstruktive

Në Departamentin e kirurgjisë estetike, plastike dhe rikonstruktive kryhen të gjitha procedurat estetike siç janë zmadhimi, ulja ose ngritja e gjinjve me implante, suspenzioni i gjinjve, augmentimi buttock, shtrengimi i mbi krahëve dhe nën gjunjëve, dermatolipektomia, korrigjimi i veshëve, blefaroplastika e kapakëve të syrit, cat-eyes surgery, dermato-lipektomia e barkut, liposukcioni dhe lipofilingu në të gjitha regjionet, himenoplastika, ginekomastia, si të gjitha procedurat e tjera kundër plakjes full facelifting (shtrëngimi i fytyrës), frontal lifting (ngritja e ballit), temporal lifting (shtrëngimi i pjesës temporale) dhe neck lifting ( shtrëngimi i qafës). Për pacientët janë parashikuar konsulta falas estetike me specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive.

centar of perfection

Rikonstruktimi i gjinjve pas mastektomisë totale

Përveç operacioneve estetike, në Qendrën e përsosmërisë gjithashtu kryhen operacione rikonstruktive që përfshijnë korrigjimin e defekteve fizike, deformimeve ose anomalive, pavarësisht nëse  janë anomali kongjenitale ose janë shkaktuar si rezultat i lëndimit ose sëmundjes. Kirurgjia rikonstruktive përfshin kirurgjinë e pëllëmbës, kirurgjinë e aparatit të tetivave të nën bërrylit dhe nën gjurit me shputën, kirurgjinë e nervave periferike, trajtimin kirurgjikal të tumoreve periferike të qafës dhe kokës, trajtimin e djegieve.  “Acibadem Sistina” ofron mundësi për trajtim estetik pas intervenimit kirurgjik të gjirit. Rikonstruimi i gjirit mund të realizohet gjatë mastektomisë me implantimin e implantit silikon ose më herët 6 muaj pas mastektomisë në konsultim me kirurgun torakal dhe onkologun, nëse gjendja e pacientes lejon këtë. Trajtimet rikonstruktive ndihmojnë në ngritjen e vetëbesimit të gruas dhe uljen e traumave psikike nga intervenimi.

estetska dermatologija