fbpx

SUKSES NË TRAJTIMIN E PACIENTËVE ME COVID: NË DEPARTAMENTIN INFEKTIV ТË “ACIBADEM SISTINA” DERI MË TANI JANË TRAJTUAR 2.265 PACIENTË

14.01.2021

AcibademSistina a

Në periudhën e kaluar shumë kritike gjatë pandemisë me koronavirusin, kur i tërë sistemi shëndetësor përballohej me numrin e madh të pacientëve dhe kapacitetet e ulura për akomodim, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dha një kontribut të rëndësishëm në përballimin e koronavirusit dhe shpëtoi qindra jetë. Gjatë pesë muajve të fundit në departamentin spitalor infektiv intensiv janë hospitalizuar 337 pacientë, janë realizuar 1.489 ekzaminime ambulatore, ndërsa 439 pacientë ishin trajtuar në spital ditor.

Duke pasur parasysh faktin se 70 % e pacientëve të hospitalizuar ishim me rrezik të lartë, në një fazë të avancuar të sëmundjes, me saturim të ulët të oksigjenit nën 80% dhe me sëmundje shoqëruese, rezultatet e trajtimit të tyre dëshmojnë për një qasje të suksesshme në trajtimin e pacientëve me covid, me një shkallë të vdekshmërisë nga 15% dhe me një numër mesatar të ditëve të hospitalizimit nga 10 ditë. Të gjithë 337 pacientët e shtrirë ishin vendosur në mbështetje të oksigjenit, me moshë mesatare prej 60 vjeç, ndërsa mosha mesatare e pacientëve të vdekur është 65 vjeç. Duhet të theksohet se nga numri i përgjithshëm i pacientëve të vdekur 53, 28 pacientë u shëruan nga sëmundja e covid-it, ndërsa kanë ndërruar jetë për shkak të dobësisë respiratore ose komplikimeve kardiovaskulare.

“Atë që ne duam të theksojmë është shkalla e vdekshmërisë nga 25% tek pacientët që u trajtuan me ventilim mekanik të asistuar invasiv dhe joinvasiv (respirator). Deri tani në këtë departament ishin vendosur 92 pacientë prej të cilëve 70 janë me trajtim të përfunduar me sukses. Nga tetë pacientët që ishin kyçur në makinën ECMO shpëtuam jetën e 5 pacientëve të cilët kishin shans minimal për të përjetuar”, thotë Dr. Zharko Hristovski, drejtor mjekësor në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

Qasje më bashkëkohore në trajtim

Departamenti infektiv intensiv i spitalit “Acibadem Sistina” është i vetmi departament privat infektiv në vendin tonë me kapacitet më të madh në të cilin zbatohen protokollet më bashkëkohore të Organizatës botërore shëndetësore, Grupacionit shëndetësore “Acibadem” dhe grupacionit të dytë më të madh në botë (IHH) për trajtimin e pacientëve me Covid. Spitali është pionier edhe në furnizimin e terapisë më bashkëkohore për pacientët siç janë ilaçet Tocilizumab, Remdesivir, Favipiravir dhe Ivermectin, imunoglobulina dhe terapia antibiotike (në përputhje me gjetjet mikrobiologjike), terapi me vitamina, terapi hepatoprotektive.

Departamenti disponon ka kapacitet nga 51 shtretër me sistem për mbështetje të oksigjenit prej të cilëve 2  janë vende për ECMO, 38 vende me respirator, 1 vend për hemodializë  dhe  2 vende për ultradiafiltrim. Spitali ditor disponon me 4 shtretër.

Ekip multidisiplinar specialistësh në kujdesin për pacientët me covid

Në trajtimin e pacientëve me covid në “Acibadem Sistina” është përfshirë një ekip nga 26 specialistë të fushave të ndryshme dhe 72 persona të stafit tjetër mjekësor. Ekipi multudisiplinar mjekësh përbehet nga 3 infektologë, 7 anesteziologë intensive, pulmologë, kardiologë, nefrologë, transfuziologë, nutricionist dhe specialistë të tjerë të cilët përfshihen në trajtimin në varësi të gjendjes së pacientit.

“Qasja e këtillë është shkaku kryesor për trajtimin e suksesshëm të pacientëve sepse është qartë se Covid-19 nuk është vetëm sëmundje respiratore. Pjesa më e rëndësishme e trajtimit është edhe vendimi i drejtë për vendosjen në kohë në mbështetje respiratore invasive dhe joinvasive dhe mirëmbajtja e pacientit, ndërsa ne disponojmë me një ekip të lartë anesteziologësh intensive të cilët janë trajnuar për monitorimin e këtyre pacientëve me rreziqe vitale”, thotë Dr. Hristovski.

Në departamentin infektiv të “Acibadem Sistina” janë transferuar 286 pacientë nga qendrat për covid nga vendi dhe Kosova

Gjatë këtyre 5 muajve të kaluara me tre automjetet ambulatore dhe ekipin mobil, “Acibadem Sistina” pranoi 286 pacientë të cilët u transferuan nga qendrat e tjera për covid nga vendi dhe Kosova dhe 34 pacientë që u pranuan drejtpërdrejt në departamentin infektiv me transport tone. Për t’u përgjigjur këtij numri të transferimeve, spitali bashkëpunonte edhe me servisin transportues ambulator të

Në laboratorin e spitalit “Acibadem Sistina” janë kryer 55.660 testime për Covid

Duke filluar nga muaji prill 2020 laboratori i “Acibadem Sistina” ka kryer gjithsej 55.660 testime për Covid. Nga numri i përgjithshëm i testeve janë kryer 40.812 PCR teste molekulare që treguan praninë e koronavrisit tek 7841 pacient, domethënë 24%. Numri i mbetur i testeve të kryera ose 14.182 kanë të bëjnë me testet e shpejta të antigjenit dhe testet serologjike për detektimin e antitrupave IgG dhe IgM. Me qëllim për t’u përgjigjur nevojave të rritura për testim laboratorët i kanë rritur kapacitetet në të cilët punojnë biologë molekularë, biologë, mikrobiologë, biokimikë dhe më shumë se 30 tenikë laboratori.

Departamenti infektiv punon me kapacitet të plotë dhe është i gatshëm për t’u përgjigjur kërkesave të pacientëve me covid. Deri më tani asnjë pacient nuk është kthyer pavarësisht nga serioziteti i sëmundjes.