fbpx

STUDENTËT E PRAKTIKËS AKADEMIKE NË ACIBADEM SISTINA JANË TEPËR TË KËNAQUR- PROJEKTI VAZHDON EDHE VITIN E ARDHSHËM

28.12.2020

Grupi i parë i studentëve të Fakultetit të Shkencave mjekësore pranë UGD Shtip me sukses përfunduan praktikën e tyre në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Gjatë këtyre dy muajve 42 studentë morën mundësi për të zhvilluar mësim praktik në spitalin privat më bashkëkohor në rajon i cili disponon me pajisjen më të sofistikuar mjekësore dhe u edukuan nga mjekët e lartë profesionistë me përvojë të madhe në punën e tyre.

AcibademSistina Studenti

Mësimi praktik i studentëve të ndarë në grupe u zhvillua në Departamentet e mjekësisë interne, Kirurgjisë, Pediatrisë, dhe Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, ndërsa studentët kanë pasur mundësi për të fituar përvojë në një pjesë të lëndëve zgjedhorë që i mësojnë, dmth. në dermatovenerologji, onkologji, radioterapi, otorionolaringologji dhe radiologji intervente dhe diagnostikuese. Përvoja dhe njohuritë e fituara këtu janë shumë të rëndësishme për angazhmanin e tyre profesional në të ardhmen dhe me rëndësi të madhe në këto momente kur për shkak të krizës me Covid shëndetësia publike nuk është në gjendje që studentëve t’ua mundësojë praktikën e nevojshme mjekësore gjatë viteve të fundit të studimeve.

studenti

 “Praktika akademike Acibadem Sisitina” është një projekt pioner, i cili filloi më 9 nëntor, ndërsa spitali ynë është i vetmi spital në rajon i cili në të njëjtën kohë ofron edukim, hulumtim dhe praktikë klinike. Projekti me të cilin do të përfshihen rreth 100 studentë vazhdon edhe vitin e ardhshëm. Në muajin shkurt, “Acibadem Sistina” do t’i hapë dyert edhe për grupin e dytë të studentëve të vitit të VI-të të Fakultetit të Shkencave mjekësore pranë UGD Shtip.

AcibademSistina Studenti

“Si një Spital Klinik e dimë rëndësinë e kuadros mjekësore profesionale me trajnim të mirë dhe prandaj jemi të gatshëm të investojmë në të rinjtë, studentët perspektive. Në këto kushte sfiduese, gjatë kohës së krizës serioze shëndetësore  për mjekët e ardhshëm qëllimi ynë është që të mundësojmë edukim për t’i drejtuar  për t’u bërë kuadro profesionale mjekësore që është me rëndësi më të madhe për ndërtimin e sistemit stabil shëndetësor në vend”.