fbpx

SPITALI KLINIK “ACIBADEM SISTINA” MORI MIRËNJOHJE NGA KRYQI I KUQ I KOMUNËS SË KARPOSHIT

20.03.2019

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mori mirënjohjen për kontribut të veçantë nga Kryqi i kuq i Komunës së Karposhit. Kryetrari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev personalisht e ndau mirënjohjen, ndërsa mirënjohjen në emër të spitalit e ka marrë Aleksandar Stojkovski nga Departamenti i cilësisë. Kryqi i kuq i Komunës së Karposhit tradicionalisht çdo vit ndan mirënjohje qytetarëve humanitare dhe kompanive që janë përfshirë në aksionet e dhurimit të gjakut me të cilat u njihet kontributi në dhurimin e gjakut. Spitali Klinik “Acibadem Sisitna” është pjesëmarrës aktiv në disa aksione humanitare, ndërsa aksionet e dhurimit të gjakut gjithmonë janë me më prioritet. Deri tash janë organizuar shtatë aksione për dhurim të gjakut. Misioni është si një kompani të përgjegjshme shoqërorë më shumë të fokusohet në ngjarjet humanitare në shoqëri. Kryetari i komunës së Karposhit në ngjarjen ndau mirënjohje qytetarëve humanë që gjatë vitit të kaluar kanë dhuruar gjak për të 50-ën herë, për 75-ën ose për 100-tën herë.

Përveç spitalit “Acibadem Sistina”, mirënjohje për kontribut të veçantë u kanë ndarë Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike (FINKI) dhe Eparkisë së Shkupit KOM.

“Acibabem Sisitna si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë kompani të përgjeshmë shoqërore që do të marrë pjesë në disa aksione për dhurim të gjak dhe ngjarje humanitare në shoqëri.