fbpx
Qendra te specializuara

Qendrae gjirit

Sot për shkak të rëndësisë për diagnozën e hershme të kancerit në gji u rrit edhe shkalla për shërimin e tij. Për këtë qëllim, gratë duhet të bëjnë kontrolle të rregullta, si eho të gjirit dhe mamografi. Teknologjia moderne, diagnoza e hershme dhe metodat e trajtimit sot mundësojnë sukses të madh në mjekimin e këtij karcinomi.

Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” në Qendrën për gji i ofron këto shërbime: trajtimi kirurgjik, patohistologjia, trajtimi onkologjik dhe radioterapeutik, si dhe kirurgjia plastike dhe rikonstruktive. Pacientët trajtohen nga ekipi shumë disiplinor nga më shumë specialistë. Ekzaminimet realizohen në atmosferë të këndshme, ndërsa raporti mjek-pacient është në nivelin më të lart.

Procedurat diagnostifikuese të gjirit

  • Ultra zëri i gjirit
  • Mamografia digjitale
  • Rezonanca magnetike e gjirit, biopsia dhe markimi para operativ
  • Mamografia digjitale

Spitali disponon me aparat më modern për mamografi digjitale. Ai përdoret për diagnozë të hershme të kancerit të gjirit, dhe i zbulon edhe ndryshimet më të vogla patologjike në gji. Hulumtimet kanë treguar se diagnoza e hershme e tumoreve është kyçe për mjekimin e suksesshëm. Mamografia digjitale, gjithashtu e njohur si full-field digital mammography (FFDM), paraqet sistem në të cilin rëntgen incizimet zëvendësohen me detektorë të cilët i konvertojnë rrezet e rëntgenit në sinjale elektrike. Këto detektorë janë të ngjashëm me detektorët në kamerat digjitale. Sinjalet elektrike prodhojnë fotografi të gjirit, që mund të shihet në monitor special me rezolutë të lartë ekstreme, që përmban vegla për manipulim me fotografinë, si rritja e saj në tërësi ose në pjesë të caktuara, errësimi dhe ndriçimi dhe e zvogëlon nevojën nga incizimet plotësuese dhe mund të shtypet në film të ngjashëm të mamografive konvencionale. Sipas pacientëve, mamografia digjitale është më e këndshme nga konvencionalja, përdor më pak presion, kompresion të gjirit dhe ka dozë më të vogël të rrezatimit.
Kirurgjia e gjirit

Jetojmë në një epokë kur karcinoma e gjirit është karcinoma më shpeshtë e diagnistifikuar te popullata femërore. Për këtë shkak Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” i jep rëndësi të veçantë diagnozës dhe trajtimit të kësaj sëmundje. Çdo pacient kontrollohet individualisht nga ana e konsiliumit onkologjik të përbërë nga rëntgenologu, kirurgu dhe onkologu në suaza të Qendrës për gji.
Trajtimi onkologjik dhe radioterapeutik

Pas trajtimit të kryer kirurgjik në mjekimin e karcinomës së gjirit, pacientet kanë mundësi për trajtim onkologjik dhe radioterapeutik në qendrën më moderne për onkologji dhe radioterapi. Varësisht nga tipi dhe shkalla e kancerit të pacienteve u aplikohet terapi hormonale, hemoterapie ose radiologjike do to të thotë terapi rrezatimi. Trajtimi realizohet nga ekip profesional onkologësh radioterapuetik, të cilët punojnë sipas protokolleve më moderne në mjekimin e karcinomës së gjirit.
Rikonstruimi i gjirit

“Acibadem Sistina” ofron mundësi për trajtim estetik sipas intervenimit kirurgjik të gjirit. Rikonstruimi i gjirit mund të realizohet gjatë operacionit të tumorit ose rikonstruimit të mëvonshëm, pas përfundimit të trajtimit onkologjik dhe radioterapeutik. Trajtimet rikonstruktive ndihmojnë për ngritjen e vetëbesimit të gruas dhe zvogëlimin e traumave psikike nga vetë intervenimi. Për pacientët në “Acibadem Sistina” është i angazhuar një ekip i tërë i ekspertëve, me qëllim që sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të padhembshme ta tejkalojnë këtë problem post operativ.