fbpx
Qendra te specializuara

Qendra e onkologjisë dhe radioterapisë

Qendra e onkologjisë dhe radioterapisë në “Acibadem Sistina” mundëson trajtimin e sëmundjeve malinje sipas standardeve botërore, me një staf profesional dhe teknologji bashkëkohore. Në një vend, pacientët mund të marrin një shërbim të plotë, duke filluar nga programi për kontrolle parandaluese, diagnoza me teknologji më bashkëkohore dhe trajtim sipas protokolleve botërore. Në Qendrën e kancerit pacientët do të kenë mundësi të përdorin procedurat më bashkëkohore diagnostike, duke përfshirë ekzaminimin PET-CT.

METODA MULTIDISIPLINARE

Në qendrën për okologji dhe radioterapi, funksionon këshilli onkologjik i mjekëve të specializuar në fusha të ndryshme, të cilët punojnë sëbashku në mënyrë që të ofrojnë mundësi më të mira në trajtimin e pacientëve. Protokollet për trajtimin e çdo pacienti me kancer në Acibadem Sistina, janë të miratuara nga ekip specialistësh me përvojë. Trajtimi planifikohet, ndërkohë që pacienti është nën vëzhgim përgjatë gjithë procesit të trajtimit. Në të njejtën kohë, i kushtohet vëmendje edhe reduktimit të efekteve anësore të shkaktuara nga terapia, rritjes së nivelit të energjisë dhe forcës së pacientit në mënyrë që ta kalojë më lehtë procesin e trajtimit.

SHËRBIMET QË OFRON QENDRA
KONTROLLE PARANDALUESE CHECK UP

Në “Acibadem Sistina” është hapur Reparti i parë për kontrolle parandaluese – Check up ku mjekët specialistë i vlerësojnë karakteristikat individuale të pacientit, vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve të familjes dhe faktorëve të mjedisit. Varësisht nga kjo për pacientet rekomandohen dhe zbatohen programe të duhura skrining. Kontrollet parandaluese mundësojnë zbulimin e kancerit në fazat e hershme, kur sëmundja nuk ka simptoma.

DIAGNOZË DHE TRAJTIM ME TEHNOLGJU MODERNE

MRI (3 tesla): përdoret për të arritur fotografime të shpejta dhe cilësore të të gjithë trupit. Me ndihmën e MRI arrihet pasqyrimi i qartë i indeve të buta, nëpërmjet një numri të madh fotografimesh në shumë kënde. Përdoret për diagnozën e tumorit në tru, tumorit të kockave, sarkomat e indeve të buta dhe tumoret e palcës kurrizore. * nga muaji nëntor 2016
PET/CT: është teknika më efikase e filmimit e cila përdoret për vendosjen e diagnozës, për përcaktimin e fazës së sëmundjes, për përcaktimin e efektit terapisë për kancer, kjo ndihmon edhe për planifikimin e kimioterapisë apo radioterapisë në shumicën e rasteve të kancerit. Vetëm me anë të një filmimi përcaktohet vendndodhja e saktë e kancerit, gjithashtu përcakton edhe përhapjen e kancerit.
CT (128 slice): me ndihmën e rrezeve X, arrihet pamja e brendshme e trupit. Kjo teknologji përdoret për vizualizimin e indeve të buta, kockave dhe organeve.
Kamera gama SPECT: kamera SPECT me dy detektues e cila përdoret për shumë qëllime, mundëson kryerjen e një game të gjërë të shqyrtimeve të diagnozës mjekësore nukleare.

MJEKËSIA NUKLEARE DHE PET/CT

Në fushën e mjekësisë nukleare janë të disponueshme shërbimet për diagnozën dhe trajtimin e kancerit, të pajisura me PET/CT dhe kamera gama. Disponon apartament me një shtrat të vetëm për trajtimin e pacientëve me izotope radioaktive, të projektuar posaçërisht për mbrojtje maksimale të pacientëve, stafit dhe përreth. Këtu aplikohet edhe radioterapia me jodio për pacientët me tregues të përshtatshëm, si dhe terapia paliative për dhimbjet metastatike të kockave.

KIRURGJIA ONKOLOGJIKE

Kirurgjia luan një rol tepër të rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit. Ndërhyrjet kirurgjikale onkologjike, kryhen nga ana e kirurgëve të specializuar në fusha të ndryshme të kirurgjisë: abdominale, torakale, urologjike, ortodike dhe traumatologjike, neurologjike, plastike, gjinekologjike dhe ORL.

PATOHISTOLOGJIA

Laboratoria e histopatologjisë në spitalin “Acibadem Sistina” është lider në rajon duke zbatuar metoda më te reja të ekzaminimit. Laboratoria vazhdimisht është në kontakt me punën e reparteve të tjera në spital, me çka ofron një qasje shumëdisiplinare në diagnostikimin e sëmundjeve malinje dhe stadiumin e sëmundjes.

ONKOLOGJIA MJEKËSORE

Çdo fazë e sëmundjeve malinje është subjekt i onkologjisë mjekësore. Trajtimi i pacientëve planifikohet në mënyrë multidisiplinare dhe bazohet në dëshmitë bazë të mjekësisë. Trajtimi onkologjik i kryer në Qendrën për onkologji dhe radioterapi nga ana e ekipit tonë të profesionistëve, nënkupton aplikimin e ilaçeve intravenoze apo orale. Këtu përfshihet: kimioterapia, terapia hormonale, imunoterapia dhe trajtimi biologjik.

RADIOTERAPIA

Në këtë segment të qendrës për onkologji dhe radioterapi, janë të mundshme dy lloje të trajtimit: radioterapia dhe radiokirurgjia. Teknologjia e përparuar që përdorim në radioterapi, mundëson shkatërrimin e indit të kancerizuar me doza të larta të rrezatimit dhe në të njejtën kohë i mbron indet e shëndetshme. Radiokirurgjia është pjesë e radioterapisë me anë të së cilës trajtohen tumoret, zakonisht ato tumore të trurit të cilat nuk mund të trajtohen me anë të kirurgjisë. Për herë të parë në rajon, kylloj i terapisë rrezatuese gjendet në Acibadem Sistina, me ndihmën e përshpejtuesit më të sigurt dhe më të fuqishëm TRILOGY.

TEKNOLOGJIA QË PËRDORET PËR TRAJTIM

TRILOGY përshpejtuesi linear më i saktë në radiologji për trajtimin e tumoreve, me një vëllim të vogël që në të njejtën kohë mundësin mbrojtje maksimale të indeve të shëndetshme përreth. Përdoret për një trajtim të suksesshëm të të gjitha tumoreve, si dhe të disa sëmundjeve të caktuara hematologjike siç janë limfomat. Veçanërisht është i suksesshëm në trajtimin e kancerit në mushkëri, kancerit të mëlçisë dhe kancerit të gjirit, ku është i nevojshëm monitorimi respirativ. Gjatë trajtimit, TRILOGY mund ta ndyshojë pozicionin dhe ta rrezatojë kancerin në më shumë kënde. Me ndryshimin e këndit rrezatimi mbulon tërësisht pjesën e synuar duke mbrojtur indet e shëndetshme përreth. Në këtë mënyrë rritet suksesi i trajtimit.