fbpx
Qendra te specializuara

Qendra e riprodhimit të asistuar (IVF)

Qendra për riprodhim asistim “Shën Mëria e vogël” është pioniere në implementimin e teknikave riprodhuese asistive (TRA) në hapësirat e R. Maqedonisë. Ekipi i cili sjell besim te prindërit e ardhshëm është i përbërë nga profesionistë të mëdhenj me përvojë shumëvjeçare nga fusha e riprodhimit asistiv. Përkushtimi maksimal, qasja individuale ndaj pacientëve dhe zgjidhje e metodës më adekuate për mjekim është formula e cila na sjell rezultate të suksesshme.

Ambiciet tona janë investim i vazhdueshëm në kujdesin ndaj pacientëve dhe kuptohet ndaj nevojave të tyre. Të vetëdijshëm për rëndësinë e besimit që çdo ditë e marrim nga pacientët, çdo ditë mësojmë dhe aftësohemi me qëllim që ta arsyetojmë faktin i cili flet se “Acibadem Sistina” është gjithmonë opsioni i parë për zgjidhjen e problemeve tuaja. Sot, Qendra për riprodhim asistim mund të krenohet me përqindje të lartë të cikleve të realizuara me sukses (më shumë se 9000) dhe foshnja të lindura të gjalla të shëndosha (më shumë se 3000 bebe).

Imperativi ynë janë teknikat e reja lart të sofistikuara për riprodhim asistim janë të njohura në bokë. Ekipi ynë për herë të parë në R. Maqedonisë e realizoi metodën PISCI (teknikë e cila seriozisht e rriti përqindjen e shtatzënisë dhe e zvogëloi numrin e aborteve spontane). Përdorimi i metodës PISCI në qendrën tonë ofron mundësi që të bëhet zgjedhja e spermatozoidit adekuat, me çka vetë teknika mundëson zgjedhje të spermatozoideve pa dëmtimin e DNK molekulës, e me këtë edhe rastet për çrregullime kromozome janë sjellë në minimum.

Vitrifikimi i qelizave vezë

Në qendrën për riprodhim asistim e vendosëm edhe nitrifikimin – metodë të re për ngrirjen e shpejt të embrioneve dhe qelizave vezë.

Qeliza vezore dhe spermatozoide të dhuruara

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ ka nënshkruar një kontratë me bankën më të madhe ukrainase për qeliza vezore „First egg bank“ dhe me bankën më të madhe për spermë „Cryos“ në Danimarkë. Kështu pacientët të cilët kanë nevojë për qeliza vezore apo spermatozoide të dhuruara në procesin e riprodhimit të asistuar, do të mund ti marrin ato në ‘Acibadem Sistina’ pa patur nevojë që të udhëtojnë jashtë vendit. Qelizat vezore dhe spermatozoidet e dhuruara janë të cilësisë më të lartë sipas kritereve europiane, në to, është bërë skrining për kontrollin e infeksioneve dhe sëmundjeve të trashëguara.