
Qendra kardiovaskulare
Qendra kardiovaskulare në “Acibadem Sistina” është qendra më moderne në rajon, lider në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve vaskulare dhe sëmundjeve të zemrës. Trajtimi në qendrën tonë është me teknologji më bashkëkohore dhe protokolle të mjekimit të realizuara nga ekipi i specialistëve kardiovaskular eminent të njohur në gjithë rajonin. Trajtimi në Qendrën kardiovaskulare të Spitalit klinik “Acibadem Sistina” është rrumbullakuar me mundësinë për rehabilitim të pacientëve, me çka arrihet përmirësimi i aftësive kondicione, veçanërisht pas intervenimit të kryer kardiokirurgjik. Ekipi mjekësor profesional përgatit plan të veçantë për rehabilitim të çdo pacienti, i cili përfshinë procedura adekuate të dozuara rehabilituese (sistem për ushtrime), varësisht nga diagnoza e tij dhe gjendja shëndetësore.
KARDIOLOGJIA
Ekipi kardiologjik i “Acibadem Sistina” përbëhet nga kardiologë intervenues, kardiologë jo invaziv dhe elektrofiziologë, me çka janë përfshirë të tre segmentet e problematikës kardiologjie. Ekipi ynë me përvojë në punën e përditshme i promovon masat për kontroll të faktorëve të rrezikut, si mënyrë efikase e parandalimit të sëmundjeve kardio vaskulare.
• Ekzaminimi i tërësishëm i artereve dhe venave në gjithë trupin
• Ekzaminimi i tërësishëm i zemrës (EHO e zemrës, Stresi testi koronar, Holter për ritmin dhe presionin e gjakut…)
• Tomografi kompjuterike për ekzaminimin e enëve të gjakut të zemrës
• Angiografi dhe vendosja e stentave (Bare metal stent; Drug eluting stent)
• Ekzaminimi i punës së çrregullt të zemrës dhe mjekimi i saj
• Vendosja e të gjitha llojeve të pejsmejkerëve
Njësia koronare dhe kujdesi intensiv
Njësia koronare dhe kujdesi intensiv në “Acibadem Sistina” disponon me 6 shtretër me mundësi për monitorim të tërësishëm, mjekim intensiv, mbështete dhe kujdes të pacientëve që janë të sëmurë kritikë. Mundson monitorim 24 orësh invaziv dhe jo invaziv të pacientëve kardiologjik, internist dhe neurologjik.
KARDIOKIRURGJIA
Reparti për Kardiokirurgji “Shën Ilia” i udhëhequr nga ana e profesorit eminent dr. Aleksandar Nikolokj, është konceptuar sipas standardeve më bashkëkohore duke ofruar qasje profesionale në kujdesin e pacientëve. Suksesi në punën e deritanishme ka të bëjë me investimin e vazhdueshëm në edukimin e ekipit, qasjen jo vetjake të ekipit, të plotësuar me pajisje më moderne dhe aparaturë me të cilën ekipi është në mundësi të kryejë ndërhyrje inovative dhe më të komplikuara.
Intervenimet
Reparti kryen spektër të përgjithshëm të ndërhyrjeve kardiokirurgjike, nga procedurat më rutinore deri te ato më komplekse, të cilat realizohen në zemër të hapur. Theks i veçantë i është kirurgjisë minimale invazive, e cila realizohet si intervenim rutinor. Ekipi është i trajnuar të kryejë ndërhyrje më komplekse dhe të vështira, gjatë së cilës shkalla e vdekshmërisë është mjaft e ulët, si në qendrat referente bitrre kardiokirurgjike.
• Kirurgjia invazive minimale
• Njësia më moderne për kujdes intensiv
• Kirurgji komplete e aortës
• Baj-pas koronar kryesisht me arterie
• Rikonstruimi i valvuleve
• Trajtimi i diseksionit të aortës dhe aneurizmave
KUJDESI INTENSIV KARDIOKIRURGJIK
Disponon me pajisje më moderne për reanimacion dhe mjekim intensiv, që mundëson trajtim dhe kujdes të të gjithë pacientëve të sëmurë, si në periudhën e hershme post operative, ashtu edhe për ata me sëmundje kronike. Ekipi i përbërë nga ekspertë eminent nga fusha e mjekimit intensiv mundëson mbrojtje shëndetësore sipas standardeve botërore dhe protokolleve me qëllim që të përmirësohet gjendja e përgjithshme pacientëve dhe për një periudhë sa më të shkurtër kohore të njëjta do të transferohen në repartin e stacionarit.
KIRURGJIA VASKULARE
Reparti për kirurgji vaskulare, i pajisur me teknologji më moderne mundëson diagnozë të shpejtë të gjitha sëmundjeve dhe venave në gjithë trupin. Qasja ekipore gjatë përgatitjeve para operative, vetë akti i operacionit dhe përcjellja pas operative zhvillohet në kushte të sallave të operacionit të pajisura me pajisje teknologjike më moderne dhe kujdesit intensiv. Qasja shumë disiplinore nga ana e ekipit të diagnostifikuesve (rëntgenologë, kardiologë), anesteziologë, motra medicinale dhe fizioterapeutë me përvojë arrin rezultatet të suksesshme pas operative në mjekimin e pacientëve, te të cilët janë kryer operacione serioze dhe të komplikuara. Rezultatet e këtilla u përgjigjen rezultateve të qendrave lidere vaskulare botërore. I gjithë ekipi i ekspertëve i udhëheq dr. Mitko Karaxhozov, kirurg vaskular me përvojë, i cili punon në këtë fushë që nga viti 1980 dhe nëpër duart e të cilit kanë kaluar mijëra operacione të artereve dhe venave.
• Bajpas kirurgjia e enëve periferike të gjakut; aorta e stomakut, arteret e legenit, enët e gjakut mbi gjurin dhe nën gjurin
• Rikonstruimi i enëve të gjakut të veshkave
• Rikonstruimi i artereve në qafë dhe duar
• trajtimi kirurgjik i zgjerimeve envrizamtike të gjitha artereve jashtë nga harku i aortës
• Operacion me laser dhe klasik i venave të zgjeruara në ekstremitetet e poshtme
• Zgjidhja e malformimeve të lindura arterio-venoze të enëve të gjakut
• Vendosja e fistulave te pacientët me dializë
• Vendosja e kateterave për hemoterapi te pacientët onkologjik
• Trajtimi i shputës diabetike te diabetët
Ende nuk e keni gjetur atë çfarë po kërkoni?
Make appointment now!